LAJMI I FUNDIT:

Veseli bashkëbisedon me minatorët e Trepçës (Foto)

Veseli bashkëbisedon me minatorët e Trepçës (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli, ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar idetë e minatorëve të Trepçës për të ardhmen e gjigantit metalurgjik të Kosovës.

Minatorët shfaqën shqetësimet e tyre për mungesën e mbështetjes së nevojshme për punësimin e minatorëve të rinj dhe për zgjidhjen e problemit të përvojës së punës dhe pensioneve të tyre.


Minatori Kadri Selaci kërkoi më shumë mbështetje për Trepçën, pasi sipas tij aty mund të punësohen shumë minatorë të rinj.

“Puna me këta pak punëtorë po ecë edhe ka me ecë edhe ma shumë. Kemi nevojë për punëtorë, kemi nevojë për status të pensionit, kemi nevojë për mjete pune. T’i kemi këto dhe puna ka me ecë edhe është duke ecë”.

Ndërsa Behxhet Vinarci, drejtues i prodhimit, kërkoi nga kryetari Veseli që të ndikoj që Trepça të trajtohet edhe me ligjet e ndërmarrjeve publike, si ndërmarrje e veçantë, ashtu siç është.

“Ju kisha lutur që të bëni një ndikim të veçantë dhe Trepçën ta trajtoni si ndërmarrje të veçantë edhe rreth çështjes së organizimit osë rimëkëmbjes, për arsye se ligjet për ndërmarrjet publike nuk e trajtojnë si të tillë”, tha Vinarci.

Pasi dëgjoi idetë dhe kërkesat e minatorëve, kryetari Veseli tha se propozimet e tyre do ti shërbejnë për ndërtimin e vizionit të ri për rimëkëmbjen e Trepçës.

“Minierat, në rastin konkret që po bisedojmë dhe me cilën ju jetoni, i mbani edhe familjet e juaja, ka rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet e juaja si minatorë por ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Minierat janë lokomotivat e zhvillimit ekonomik të Kosovës, transformimit industrial të Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

Pas bashkëbisedimit me minatorët, kryetari Veseli drekoi me ta në mensën e Trepçës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori