Në vitin 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë duhet të kishte dhe simbolin kombëtar që do e karakterizonte. Për këtë është kujdesur Ismail Qemali, me një shqiponjë të veçantë në copën e kuqe, duke rrëzuar mitet e vajzës Marigo që qëndisi dhe i dha fytyrën flamurit.
Studiuesja Eleni Laperi e ftuar në studion e Report TV tregon se ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte. Sipas saj, kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.
“Shqiponja e vërtetë që është valëvitur në ballkonin e Ismail Qemalit është ky variant që kemi në foto dhe fakt bindës është dhe kjo shqiponjë. Për mendimin tim ai që është valëvitur në Vlorë është flamuri që është në gazetën austriake”, ka thënë ajo, duke shtuar se shqiponja kishte qafë të drejtë nga ku dalin pastaj dy koka. “Kjo është një shqiponjë shumë e rrallë dhe një variant të saj e kam gjetur tek hititët, e variante në Spanjë kanë përdorur disa komunitete myslimane. Kjo është një shqiponjë e vjetër unike, ndaj do t’i ketë pëlqyer Ismail Qemalit”. /Report TV/Shqiptarja/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?