LAJMI I FUNDIT:

USHTRIMET E FEMRAVE TË MOSHËS SË MESME: Forconi tricepsat dhe zgjidhni muskujt e lëshuar të parallërës (video)

USHTRIMET E FEMRAVE TË MOSHËS SË MESME: Forconi tricepsat dhe zgjidhni muskujt e lëshuar të parallërës (video)

Duke u plakur, duart gradualisht humbin tonusin e vet dhe bëhen më të çlirëta dhe vetvetiu edhe gjithnjë e më pak joshëse. Meqë ky problem e mundon shumicën e femrave, po ju zbulojmë nëpërmjet këtij teksti zgjidhjen praktike.

Blogerja e njohur e fitnesit Natalie Jill ka përgatitur programin e ushtrimeve për femrat e moshës së mesme, të cilat kanë probleme me muskujt e lëshuar të tricepsave.


Programi përfshin katër ushtrime, të cilat bëhen me ndihmën e peshës trupore.

Pra, nuk ju janë të nevojshme kurrfarë veglash, as palestra, por vetëm mbështetuni në trupin tuaj dhe kjo do t’ju ndihmojë që duart t’i formësoni deri në përsosmëri.

Ajo që është gjithashtu e rëndësishme, i gjithë trupi “punon” gjatë këtyre ushtrimeve dhe kështu do të aktivizoni të gjithë muskujt.

Natali konsideron që këto ushtrime janë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin e muskujve të lëshuar të duarve.

Në video shikoni se çfarë ju ka përgatitur Natalie. /Telegrafi/