“Uniteti” i uzurpuar
Dështimi në mbrojtjen dinjitoze të çështjes së Lapidarit të dëshmorëve po tentohet të mbulohet me “krijimin e Grupit te Unitetit", një konstatim absurd përmes të cilit po dëshirohet të tërhiqet vëmendja e opinionit nga problemi Lapidarit të dëshmorëve dhe premtimet e dhëna lidhur me atë çështje. Aq më keq kur meritat kryesore për këtë po tentohet ti jepen një njeriu, i cili nuk ngurron ta promovojë të "arriturën e madhe të shqiptarëve" nëpër të gjitha mediat që i kontrollon.
Për hir të drejtësisë duhet dhënë se nuk ka të krijuar asnjë "grup uniteti", sepse partitë nuk kanë shpallur moratorium për t’u zëvendësuar me grupe ad hoc. Aq më pak është autorizuar dikush për ta përfaqësuar atë grup si më meritori. Uzurpimi i meritës së unitetit në mënyrë të padrejtë rrezikon përçarje të reja ndër-shqiptare.
Për momentin është fjala vetëm për një bashkëveprim të partive politike pas ultimatumeve të Beogradit rreth çështjes Lapidari. Është pikërisht opozita, si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc, ajo që i ka kontribuar këtij bashkëveprimi, duke iu bashkangjitur pozitës dhe ndarë përgjegjësinë për situatën, përkundër faktit se veprimet e pushtetit lokal në Preshevë kanë qenë konfuze, herë-herë edhe me tendencë me ia bartë përgjegjësinë qoftë OVL- së, qoftë familjarëve të dëshmorëve, ndërkohë, që pushteti në Bujanoc ka heshtur ndërtimin e memorialit serb, nën hijen e përjashtimit të shqiptarëve nga puna natën e Vitit të Ri.
S’ka dilemë se arma kryesore e shqiptarëve ndaj padrejtësive të imponuara të Beogradit është uniteti shqiptar. Por, uniteti kërkon të ndërtohet në baza të sinqerta të bashkëveprimit, jo me ndërskamca ndaj partnerëve potencial, jo vetëm në rastet kur sheh veten ngushtë, jo vetëm në rastet për të shpëtuar pozitat e tua dhe sidomos jo vetëm në rastet për të ruajtur pozitat, qoftë edhe me përfaqësuesit e partive që hoqën lapidarin.
Uniteti që i nevojitet shqiptarëve në radhë të parë krijohet për çështje strategjike të pozitës së shqiptarëve bazuar në Platformën e vitit 2006, nga e cila deri më sot asnjë subjekt nuk është distancuar. Uniteti krijohet mes partnerëve shqiptarë edhe për rrugën për të cilën duhet realizuar ato kërkesa politike. Uniteti duhet krijuar edhe për mënyrën e përbashkët të komunikimit me autoritetet në Beograd, por edhe me Bashkësinë ndërkombëtare, pse jo edhe me Prishtinën e Tiranën.
Por, jam i sigurt se uniteti vështirë mund të bëhet me ata që heshtin për memorialin serb në Lluçan, me ata që përjashtojnë shqiptarë nga puna. Uniteti vështirë të bëhet edhe me logjikën përjashtuese, sepse disa, nëse dëshirojnë unitet, do të kenë nevojë të ndërrojnë logjikën e vet politike. Ata duhet t’i sqarojnë në radhë të parë elektoratit të vet pse tash kërkojnë unitet me deputetin të cilin deri dje e përbuznin dhe me Këshillin Nacional të cilin “s’e njohin” deri në momentin kur i nevojitet pëlqimi për ndonjë drejtor partiak.
Nëse dëshirohet uniteti politik i plotë i shqiptarëve ekziston “Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë” i cili mjafton të funksionalizohet me rregullore të veçantë. Kuvendi është institucioni politik që ka vepruar dhe vepron dhe është i aftë me i koordinua veprimet e partive politike.
Kushedi, ndoshta edhe paria politike ndërgjegjësohet dhe e arrin unitetin, por historia jonë na dëshmon se ne ndërgjegjësohemi, zakonisht kur bëhet vonë, si me çështjen e Lapidarit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre