LAJMI I FUNDIT:

Tre sportistë kosovarë do të marrin bursë njëmijë dollarëshe në muaj

Tre sportistë kosovarë do të marrin bursë njëmijë dollarëshe në muaj

Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre sportistë i kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e Bursës Olimpike për Lojëra Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.

Përfitues të kësaj burse janë sportistët: Albin Tahiri, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci. Ata për çdo muaj do të marrin nga 1 mijë dollarë, raporton zeri.info.


Albin Tahiri, si përfitues i kësaj burse tanimë e ka fituar​ normën olimpike në katër disiplina dhe pritet ta arrijë normën edhe në disiplinën e pestë.

Ndërsa, Venesa Gjurkaj​ dhe Arbi Pupovci​ pritet që, po ashtu të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore, duke arritur edhe ata normë olimpike.

“Kjo bursë është vazhdim i përkrahjes së sportistëve kulminantë nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe nga sot këta sportistë do t’i kenë shumë më të lehta përgatitjet për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në PyeongChang 2018”, njofton KOK-u, i cili i kishte ndihmuar me bursa në mënyrë të tillë edhe sportistët që morën pjesë në Olimpiadën e Rios 2016.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori