Kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që në Nenin 1, pikën 4 të Kushtetutës të futet një nen i cili e obligon Republikën e Kosovës që të mbrojë interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shihet më shumë si lojë politike sesa lëvizje pragmatike e kryeministrit për Luginën.
Analistët politikë thonë se Kosova duhet t’i mbrojë shqiptarët me politika konsistente dhe diplomaci të urtë, por jo me Kushtetutë, sepse kjo ngjall dyshime për pretendime territoriale ndaj një shteti sovran.
Ndërsa përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës konsiderojnë se në kuadër të kësaj loje politike, duan që ta bëjnë realitet idenë që çështja e Luginës të futet në preambulën kushtetuese, shkruan “Zëri”.
Ish-udhëheqësi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, i cili aktualisht është kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, konsideron se çështja e Luginës nuk ka të bëjë asgjë me Kushtetutë. Sipas tij, nëse përfaqësuesit qeveritarë dhe politikë në Kosovë nuk e shohin çështjen e Luginës si çështje vëllazërore atëherë nuk kanë pse i prekin çështjet kushtetuese.
“Çështjet kushtetuese nuk duhet të preken sa për të bërë politikë dhe të bëhen llafe në Kuvendin e Kosovës. Unë edhe më herët kam kërkuar nga Hashim Thaçi, që të mos e presë Daçiqin, le të vijë në Luginë dhe le ta shohë gjendjen sepse ajo ka ndryshuar nga vitet 90-ta nuk jemi më në këto vite”, ka thënë Musliu. Madje sipas Musliut, çështja e Luginës është dashur të shtrohet që nga Rambujea, Vjena dhe së fundi në Bruksel.
“Tash është treni i fundit që duhet të futet Kosova me Serbinë në reciprocitet. E thotë edhe Thaçi e edhe të tjerët se shqiptarët në Luginë i kemi vëllezër. Vëllazëria nuk bëhet vetëm me fjalë, por me vepra”, ka thënë Musliu.
“Kjo është lojë dhe në kuadër të kësaj loje nëse duan që këtë preambulë ta fusin në Kushtetutë atëherë atë duhet bërë realitet. Duhet të thuhet definitivisht se kjo pjesë është Kosovë”, ka thënë Musliu.
Analisti nga Lugina e Preshevës, Belgzim Kamberi, ka thënë se shqiptarët e Luginës kanë kërkuar nga Prishtina zyrtare që çështjen e Luginës dhe të drejtat e shqiptarëve t’i shtrojë në parim të reciprocitetit me Serbinë në kuadër të bisedimeve dhe kjo deri më tash nuk ka ndodhur. Sipas tij, më me rëndësi është që të shtrohet çështja e Luginës në bisedimet me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi se sa të futet në Kushtetutë një nen i tillë”, ka thënë Kamberi.
Politikanët nga Lugina kanë kërkuar që të standardizohen të drejtat e pakicave. Edhe po të futet ky nen në Kushtetutë nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket çështjes së Luginës.
Ndonëse edhe kjo, nuk është e parëndësishme porse me rëndësi është që të ketë rezultate konkrete në praktikë”, ka thënë Kamberi, duke shtuar se për t’u përmirësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë duhet qeveria e Beogradit të bëjë ndryshime në kushtetutën e saj.
“Qeveria e Serbisë është ajo që mund t’i përmirësojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Prishtina mund ta ketë një kontribut duke kërkuar reciprocitet të të drejtave të pakicave”, ka thënë Kamberi.
Ndërkaq, Erzen Vraniqi nga lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se tentimi që me pikën e parë të rezolutës të futej në Kushtetutë "kujdesi" që Republika e Kosovës do ta bëjë ndaj Luginës së Preshevës e ka qëllimin krejt dikund tjetër.
“Me këtë u tentua që t’i hapej rrugë ndryshimeve kushtetuese që parashihen me marrëveshjen politike në Bruksel për t’u akomoduar entiteti autonom serb që po krijohet në veri të vendit”, ka thënë Vraniqi.
Prandaj, sipas tij, çështja e shqiptarëve në Luginë në fakt ishte tentim-mashtrimi tendencioz i tyre dhe gjithë opinionit për ta iniciuar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, konform obligimeve që Hashim Thaçi i ka marrë në Bruksel.
Për analistin Halil Matoshi çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është një çështje demokratike e të drejtave civile dhe të njeriut dhe nuk ka të bëjë asgjë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Kjo çështje duhet të ngrihet në nivele diplomatike me Brukselin, përkatësisht me Beogradin zyrtar. Mirëpo, si problem demokratik brenda Republikës së Serbisë nuk mund të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës, përndryshe me këtë i jepet legjitimitet preambulës së Republikës së Serbisë e cila e mban Kosovën brenda saj”, ka thënë Matoshi. Sipas tij, Kosova duhet t’i mbrojë shqiptarët me politika konsistente dhe diplomaci të urtë, por jo me Kushtetutë – sepse “kjo ngjall dyshime për pretendime territoriale ndaj një shteti sovran!”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre