LAJMI I FUNDIT:

Stavileci u del në ndihmë të rinjve me ide për biznese inovative

Stavileci u del në ndihmë të rinjve me ide për biznese inovative

Të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë në botën e biznesit në fushën e teknologjisë, tani e kanë shumë më të lehtë. Në ndihmë të tyre janë rreshtuar shumë profesionistë, ekspert e personalitet të shquara. Idetë e tyre për biznes në fushën e teknologjisë do të përkrahen dhe do të përcillen deri në arritjen suksesit të biznesit të tyre.

Një nga iniciatorët e përkrahjes së ideve të rinjve është Gjirafa Lab e ndihmuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me qëllim të zhvillimit të biznesit inovativ në Kosovë.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pranuar të jetë mentor i këtyre të rinjve dhe t’i përcjell ata, që idetë dhe produktet e tyre teknologjike t’i kthej në një biznes të suksesshme në internet që njëherësh është shpresë për zgjidhjen e problemeve reale të shoqërisë kosovare, papunësinë.

“Mentorët tanë me përvojat dhe sukseset e tyre, do t’i përcjellin gjatë rrugës tuaj deri në një biznes të suksesshëm”, thuhet në ueb faqen zyrtare të Gjirafa Lab, ku edhe janë bërë publik emrat e mentorëve që do t’i përcjellin të rinjtë me ide për biznes në fushën e teknologjisë.

Stavileci, si mentor për këta të rinjtë është angazhuar në mënyrë vullnetare për ta dërguar deri në fund misionin e tij si ministër i Zhvillimit Ekonomike. /Telegrafi/