Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka bërë një lajmë të shumëpritur për të rinjtë e papunë. Ai ka paralajmëruar lanësimin e njërit prej projekteve më strategjike në sektorin minerar.
Projekti nuk do të çmohet vetëm për shumën e investimeve por edhe për vendet e reja të punës që do t’i mundësojë. “Brenda pak javëve presim lansimin e njërit prej projekteve më strategjike në sektorin minerar, tepër domethënës edhe si vëllim investiv edhe si vende të reja pune”, ka thënë Stavileci.
Ai nuk ka qartësuar shumë në lidhje me projektin, por ka lënë të kuptohet se nuk do të jetë projekt klasik i sektorit minerarë, ku nxirren xehet nga burrat e fuqishëm në thellësi të nëntokës, por një projekt modernë ku vendet e shumta të punës do të jenë për të rinjtë, femra dhe meshkuj, shkruan ORAinfo.
“Është një nga projektet më strategjik me shumë risi që përfshinë të rinjtë, femrat dhe meshkuj, në një sektor ku shpresat dukeshin të humbura deri para ca kohësh”, ka paralajmëruar Stavileci.
Sipas tij, ky projekt që së shpejti do të bëhet publik, do të ketë shumë risi për komunitetin në aspektet mjedisore e sociale.
“Pas zgjidhjeve të qëndrueshme për energjinë e ujin, prioritizimit të TIK-ut, po hapim edhe epokën e re minerare. Me këto kthehet shpresa dhe ushqehet e ardhmja”, thotë Stavileci. Ai nuk dëshiron të japë detaje më shumë lidhur me projektin dhe numrin e vendeve të reja të punës, megjithatë premton se do të na mbajë të informuar për ecurinë e këtij projekti kapital e strategjik minerarare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?