LAJMI I FUNDIT:

Sqarimi i ATK-së për vonesat e rimburisimit nga kuponët fiskal

Sqarimi i ATK-së për vonesat e rimburisimit nga kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se ende nuk ka përfunduar verifikimi i plikove të dorëzuara për rimbursimin nga kuponët fiskal për TM4 2016.

ATK përmes një njoftimi për media ka theksuar se ky proces nuk ka përfunduar për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për të qenë pjesë e kampanjës edhe në këtë periudhë.


“Sipas të dhënave nga departamenti i Arkave Fiskale, është edhe një numër i konsiderueshëm i plikove të cilat janë në proces të verifikimit.

Po ashtu, për periudhën TM3 2016, janë verifikuar 99%, apo rreth 200 pliko kanë mbetur për tu ri-verifikuar, në mënyrë që të konfirmohen nëse janë në përputhje me kriteret e vendimit të kampanjës.

Zyrtarët nga departamenti përkatës, janë duke punuar në vazhdimësi në mënyrë që të gjitha plikot e kësaj periudhe të përfundojnë sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në njoftim.

Më tej ATK ka njoftuar se “Me qëllim që t’i mbajmë të informuar të gjithë qytetarët për gjendjen e plikos, nga muaji shkurt i këtij viti ATK ka zhvilluar një modul, përmes së cilit qytetarët mund të marrin përgjigje brenda një kohe të shkurtër, për gjendjen e plikos së tyre përmes sistemit në linkun: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi për të gjitha pyetjet, duke filluar nga aplikimi, pranimi, verifikimi, rimbursimi dhe refuzimi (kthimet nga bankat gjatë vitit 2016) i plikove me kuponë fiskal./Telegrafi/