LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët: Nuk po zbatohet ligji për pagat e shërbyesve civil

Sindikalistët: Nuk po zbatohet ligji për pagat e shërbyesve civil

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë të Kosovës në një konferencë për media diskutuan për formën joprofesionale në administratën shtetërore.

Kryetari i Federatës së Sindikalistëve të Shërbyesve Civil Hajrullah Hoxha, tha se zbatuesit e reformës në administratën shtetërore të Kosovës po mundohen të fshehin mangësitë themelore të kësaj reforme.


Hoxha, shtoi se katalogu i vendeve të punës në shërbimin civil të Kosovës nuk është i përgatitur në mënyrë profesionale dhe sipas standardeve qe kërkohen për të qenë më praktik dhe më i përshtatshëm për administratën në institucionet e Kosovës.

Ndërsa, sa i përket ligjit për pagat e nëpunësve civilë, Hoxha tha se pavarësisht që ky ligj ka kohë që është miratuar, kjo nuk po ndodh për shkak të mos menaxhimit të mirë. /Telegrafi/