Shumë shpesh ndodh që, në qoftë se një anëtar i familjes preket nga gripi apo ftohja, edhe të tjerët e "pësojnë" së shpejti dhe atëherë e keni shtëpinë e mbushur me të sëmurë. Këtë mund ta parandaloni me disa masa parandaluese.
Mundohuni që viruset dhe bakteret t’i mbani nën kontroll për ta parandaluar përhapjen e infeksionit. Dezinfektimi është çelësi i çdo gjëje.
Megjithëse në fillim mund t’iu duket që të gjitha këto janë të tepruara, mendoni se sa probleme do t’ju shfaqen të gjithë juve, nëse filloni të teshtini dhe të kolliteni.
Hapi i parë është të merrni peceta dhe sprej dezinfektues, transmeton Telegrafi.
Në banjë
Kjo është hapësira më e rëndësishme, e cila duhet të jetë krejtësisht e pastër. Përveçse do të duhej që brenda mundësive t’i ndani anëtarët e tjerë të familjes nga të sëmurët, duhet të keni kujdes edhe në përhapjen e baktereve në hapësirat që përdoren bashkërisht.
Furçat e dhëmbëve janë gjëja e parë ku duhet të keni kujdes. Nëse furçat e të gjithë anëtarëve janë së bashku në të njëjtin vend, në të njëjtën gotë, është koha t’i ndani ato. I sëmuri (ose të sëmurët) duhet t’i mbajë furçat e veta në një vend të veçantë. Preferohet që menjëherë t’i zieni furçat (veç e veç, natyrisht) të të gjithë anëtarëve të familjes.
Në qoftë se sëmundja virale është e përcjellë me diarre dhe të vjella, vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni tualetit dhe lavamanit. Nëse ndodh ndonjë “incident”, dezinfektoni me preparate për pastrim tërë banjën (sidomos ulësen e tualetit dhe lavamanin). Patjetër bartni dorashka dhe mundësisht, maskë mbrojtëse mbi gojë dhe hundë. Pastroni banjën më shpesh gjatë kohëzgjatjes së sëmundjes.
Kërkoni nga anëtarët e familjes që ata që janë të sëmurë t’i ndajnë peshqirët e tyre. Lani ato të ndara dhe ndani nga peshqirët dhe veshjet e tjera.
Dhoma, krevati, dorezat e dyerve
Nëse i sëmuri e ndan dhomën me ndonjë fëmijë apo anëtar tjetër të shëndoshë të familjes, është e këshillueshme që t’i ndani ata për një kohë. Ajrosni më shpesh dhomën në të cilën ndodhet i sëmuri, ndërroni mbulesat më shpesh (lani ndaras nga rrobat e tjera) dhe përpiquni që përmes ushqimit dhe lëngjeve ta forconi imunitetin në familje.
Bëni kujdes të veçantë për dorezat e dyerve, ato janë një bartës i vërtetë i virusit. Pastroni ato dhe dezinfektoni më shpesh.
Gjithashtu, bëni kujdes edhe për telefonin celular të të sëmurit – atë nuk do të duhej ta përdornin anëtarët e tjerë të familjes ..
Të sëmurët e vegjël
Kur fëmijët e vegjël janë të sëmurë, ata janë veçanërisht të ndjeshëm. Ata shpesh kanë kërkesa specifike dhe nuk duan të heqin dorë nga lodrat e tyre në të cilat shohin mbështetje. Prandaj herë pas here pastroni dhe dezinfektoni edhe lodrat e tyre.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre