LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e bisedimeve, politikë e vjetër e Serbisë

Shtyrja e bisedimeve, politikë e vjetër e Serbisë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mori një goditje nga pala serbe. Me kërkesë të Borko Stefanovicit është shtyrë raundi i pestë i bisedimeve. Shefja e delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Beogradi është tërhequr nga elemente të gjashtë marrëveshjeve për të cilat delegacionet ishin pajtuar në Bruksel. Këtë lëvizje të ekipit të Beogradit e quajti joserioz dhe politikë të vjetër të Serbisë.

Kryenegociatori serb, Borko Stefanovic është tërhequr nga elemente të gjashtë projektmarrëveshjeve për të cilat palët ishin pajtuar në parim gjatë bisedimeve në Bruksel, shkruan Express.

Stefanovic ka kërkuar nga lehtësuesi i BE-së, Robert Cooper dhe shefja e Delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri që takimi i radhës i caktuar të mbahet më 14 dhe 15 qershor të shtyhet për dy javë.


Kryenegociatori serb ka njoftuar palët me qëndrimin e Qeverisë së tij gjatë një videokonference që është mbajtur të mëkurën.

Stefanovic është tërhequr nga elemente të zgjidhjeve për Lëvizjen e lirë, tregtinë e lirë, energjetikën, telekomunikacionin dokumentacionin kadastral dhe regjistrat civil. Shefja e delegacionit kosovar tha se pala serbe është tërhequr edhe nga propozimet e veta për disa nga çështjet e diskutuara.

“Ata mund të mendojnë se po bëjnë lëvizje taktike, por ky dialog është serioz, është i mbështetur nga BE-ja, SHBA-të dhe gjithë aleatët botëror. Mendoj se Serbia duhet të sillet konform gjithë seriozitetit që ka dialogu teknik. Fundja, pala serbe e ka të qartë . Ky dialog sa është i lidhur me jetët e qytetarëve aq më shumë është i lidhur me afrimin me BE-në dhe kjo kërkon nga Serbia të jetë konsekuente dhe të kontribuojë për rezultat e dialogut teknik”, ka thënë ajo.

Pavarësisht sabotimit të dialogut nga Beogradi, Tahiri thotë se proces nuk do të ndalet.

Ndryshimi radikal i qëndrimit të Beogradit në dialogun me Prishtinën mund të ndërlidhet me pritjet e Serbisë për të marrë statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Stefanovic është tërhequr nga projektmarrëveshjet të njëjtën ditë kur Parlamenti i Holandës refuzoi të ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Serbinë,pavarësisht plotësimit të kushtit për arrestimin e kriminelit të luftës Ratko Mladic.

Holanda është i shteti i fundit i BE-ë që ende nuk e ka ratifikuar MSA-ë me Beogradin. Autoritete holandeze kanë kërkuar që para se të shqyrtojnë këtë çështje në një seancë të re të parlamentit, kryeprokurori i Tribunalit të Hagës të dorëzojë një raport zyrtar për arrestimin e Mladicit dhe bashkëpunimin e Serbisë me Hagën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori