Është shtyrë edhe sot seanca e 64 punonjësve shëndetësorë të akuzuar në Rastin “Stenta”.
Seanca e rastit “Stenta” është shtyrë edhe sot këtë herë për mungesë të të akuzuarit Bedri Sahiti.
Avokati i Sahitit, Gjuran Dema, tha në seancë se ka dorëzuar në gjykatë përmes postës dokumentacion mjekësor më 24 shkurt nëpërmjet të cilit ka bërë të ditur se klienti i tij është i sëmurë, por gjyqtarja Shadije Dërguti tha se këtë dokumentacion ende nuk e ka pranuar.
Kjo gjyqtare shtyu pastaj seancën për mungesë të të akuzuarit Bedri Sahiti, ndërsa seancën e shtyrë e caktoi më 16 mars.
Sot në rastin e 64 punonjësve shëndetësorë të institucioneve publike e private të akuzuar se dërguan pacientë nga institucionet publike në ato private, duke marrë ryshfet nga privatët, Prokurorinë Speciale e përfaqësoi Sylë Hoxha.
Procesi kundër punonjësve shëndetësorë ende ndodhet në fillim, pasi nuk është lexuar aktakuza për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme të gjykimit.
Gjykimi u shty edhe në tetor të vitit të kaluar pasi atëherë mungoi i akuzuari Agron Besimi.
Në dhjetor të vitit të kaluar në një seancë të zhvilluar vetëm me avokatët e të akuzuarve, këta avokatë u ankuan se nuk i kanë të gjitha provat.
Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë, 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.
Pjesë e këtij gjykimi janë ishin ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.
Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.
Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Mjekët dhe punonjësit shëndetësore që po nisin të gjykohen sot qenë arrestuar më 9 tetor 2014.
Një ditë më pas KALLXO.com siguroi dokumentin e prokurorisë me të cilin kërkohje paraburgim për mjekët e arrestuar në të cilin të arrestuarit e atëhershëm me sms flisnin për pacientë që nga institucionet publike i dërgonin në ato private në këmbim të përfitimit material./Kallxo.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre