LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarja braktisi burrin dhe vajzat për t’iu bashkuar ISIS-it

Shqiptarja braktisi burrin dhe vajzat për t’iu bashkuar ISIS-it

Policia italiane ka dhënë një masë parandaluese për një shtetase shqiptare që dyshohet të ketë lidhje me grupin terrorist të ISIS.

Në vitin 2014, shtetasja shqiptare me banim në Lecco la bashkëshortin e saj dhe dy vajzat për të udhëtuar për në Siri mes militantëve të ISIS bashkë me djalin e saj vetëm 6 vjeç.


Tani, pas hetimeve të karabinierëve, ndaj gruas është lëshuar një urdhër arresti i përkohshëm. Ishte vetë bashkëshorti, shqiptar gjithashtu, që denoncoi zhdukjen e gruas dhe djalit të tij, shkruan Rai News.

Shqiptarja, që sipas ‘Ansa.it’ është Valbona Berisha, 34 vjeçe, ndiqte vazhdimisht video e materiale propaganduese të shpërndara në internet nga eksponentë të organizatës terroriste të ISIS.

Transferimi i saj në territorin e luftës u bë edhe për shkak se shqiptarja kishte parashikuar të martohej me një maqedonas, i cili gjithashtu luftonte për Kalifatin.

Hetuesit ndoqën edhe itinerarin e ndjekur nga shqiptarja për të shkuar në Siri, duke shfrytëzuar edhe mbështetjet në zonën ballkanike.

Sipas karabinierëve, pasi mbërriti në Turqi ajo iu bashkua një familjeje që vinte nga Bosnja. Bashkëshorti i saj në mënyrë të përsëritur kishte kërkuar të kontaktojë me gruan e tij, veçanërisht për t’u bashkuar me të birin.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori