LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët i mbajnë kursimet “nën jastëk”

Shqiptarët i mbajnë kursimet “nën jastëk”

Nga një studim i Bankës Botërore për “Rreziqet dhe fitimet nga menaxhimi i financave personale në 10 vende të Europës Qendrore dhe Ballkanit”, shihet se rreth 47 për qind e popullsisë janë të prirur t’i mbajnë kursimet e tyre jashtë institucioneve zyrtare të licencuara për të administruar kursimet e tyre, si bankat, institucionet financiare,fondet e investimit dhe fondet e pensioneve. Të dhënat i referohen një kërkimi të bërë në vitin 2012-2013.

Preferenca për të mbajtur kursimet jashtë institucioneve të ligjshme arsyetohet me kulturën e dobët financiare. Në vendet të tilla si Hungaria kultura financiare karakterizon mbi rreth 70 % e popullsisë së rritur, ndërsa në ekstremin tjetër qëndron Shqipëria ku shihet se vetëm 14 % kanë njohuri financiare.


Në Evropën Qendrore përqindja e individëve që preferojnë të ruajnë kursimet në informalitet është rreth 25 %, përveç Çekisë që e ka këtë tregues shumë të lartë mbi 60%. Ndërsa në Ballkanin Perëndimor kjo përqindje është shumë më e lartë

Ekspertët e Bankës Botërore shpjegojnë se përqindja e lartë e kursimeve informale mund të nënkuptojë se aksesi i qytetarëve në Banka është i ulët. Por në Shqipëri dhe Maqedoni ky arsyetim nuk qëndron pasi në këto vende numri i qytetarëve që kanë llogari në banka është i lartë, por gjithashtu numri i atyre që duan ti menaxhojnë kursimet në informalitet është i lartë.

Kjo vjen edhe për shkak të hapësirave të kufizuara për diversifikimin e kursimeve.

Republika Çeke ka nivelin më të lartë të diversifikimit ndërsa Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania dhe Serbia janë dukshëm nën mesataren.

Si në shumë ekonomi në tranzicion, pjesa e depozitave të kursimit në valutë të huaj është e lartë.

Mesatarisht, 42 për qind e depozitave të kursimit dhe 45 për qind e parave të gatshme janë në monedhë të huaj. Në Serbi, kursimet në valutë janë 90 për qind. Pjesa e depozitave në valutë është rritur fuqishëm në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor gjatë krizës nga 1990 dhe ka mbetur e lartë edhe në vitet në vijim./monitor.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori