LAJMI I FUNDIT:

Shitet vetura legjendare për 1,9 milionë dollarë

Shitet vetura legjendare për 1,9 milionë dollarë

Blerësit e modelit Koenigsegg Regera nuk janë fansa të zakonshëm të automobilave super-sportiv – ata janë në numër të vogël në mesin e klientëve të pasur të cilët dëshirojnë gjërat ekskluzive dhe ekzotiken.

Ata këtë edhe e kanë fituar pasi që prodhuesi i vogël i modeleve sportive Koenigsegg ka kufizuar prodhimin në vetëm 80 njësi dhe deri më tash kanë gjetur pronarët e tyre.


Në kompani thonë se kanë shitur gjithë serinë e planifikuar dhe disa nga automobilat e porositur duhet të prodhohen. Pritet që ky informacion të rrisë çmimin e Regera.

Regera kombinon 5.0 litra twin-turbo V8 dhe tre elektromotorë, e cila siguron 1.500 kuaj fuqi, ndërsa vetura nga 0 deri 100 km në orë i arrin për 2,7 sekonda. Shpejtësia maksimale e saj është 410 km në orë.

Çdo njësi e këtij super-automobili ka kushtuar rreth 1,9 milionë dollarë, transmeton KosovaPress.