LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin incizimet tronditëse të republikanëve: Mendoj se Putini paguan dy persona në mesin tonë!

Rrjedhin incizimet tronditëse të republikanëve: Mendoj se Putini paguan dy persona në mesin tonë!

Ministria amerikane e Drejtësisë, të mërkurën ka njoftuar se ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller, është emëruar si prokuror special në hetimin lidhur me “përpjekjet e Qeverisë ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe çështjet tjera të lidhura me këtë”.

Emërimi i tij vjen pas kërkesave të shumta, përfshirë nga anëtarët e Kongresit të cilët janë për një hetim të pavarur lidhur me pretendimet se Qeveria ruse ka ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor të vitit të kaluar, që ishin në favor të Donald Trumpit, e në dëm të kandidates Demokrate, Hillary Clinton, transmeton Telegrafi.


Presionet mbi Trumpin lidhur me çështjen e përfshirjes së Rusisë janë rritur edhe më shumë gjatë javës së kaluar, pas shkarkimit të shefit të FBI-së, James Comey, i cili kishte filluar hetimet për këtë çështje.

“Vendimi im (që të emërojë një prokuror special) nuk është dëshmi se është kryer krimi ose është ngritur ndonjë ankesë”, ka deklaruar zëvendësi i kryeprokurorit, Rod Rosenstein. “Jam i bindur që prokurori special është i nevojshëm, në mënyrë që populli amerikan të ketë besim të plotë në rezultatet e hetimeve”.

Një ditë pas shkarkimit të këshilltarit më me ndikim të Trumpit – më 14 shkurt – i cili nuk kishte përmendur kontaktet me një diplomat rus, Donald Trump thuhet se kishte kërkuar nga Comey që të përfundojë hetimet rreth këshilltarit Michael Flynn. Ndërkohë, në opinion ka rrjedhur transkripti i disa bisedave të regjistruara të disa udhëheqësve republikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe lideri i shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, si dhe kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

Sipas ditores Washington Post, bisedat kishin ndodhur më 15 qershor të vitit 2016, një ditë pasi u kuptua që hakerët rusë kishin ndërhyrë në serverët e Partisë Demokratike, dhe një muaj para se Trump zyrtarisht të emërohej kandidati presidencial i Partisë Republikane.

Liderët ishin takuar pasi që McCarthy dhe Ryan patën takime të ndara në Capitol Hill me kryeministrin ukrainas Volodymyr Groysman. Cathy McMorris Rodgers, zyrtare e lartë e republikanëve, e kishte pyetur Ryanin se si është situata në Ukrainë.

“E rëndë. Groysman më ka treguar se si rusët çdo ditë hedhin nga 30 deri në 40 predha në territorin e Ukrainës. Më ka përshkruar edhe metodat tjera, duke pranuar se financojnë popullistët lokalë, duke u dhënë para njerëzve në administratën shtetërore, në mënyrë që të çmontojnë institucionet. Qëllimi është që Ukraina të kthehet kundër vetes, kurse Groysman i ka thënë që pas Ukrainës rusët do të vërsulen në Detin Baltik”, kishte treguar Ryan lidhur me bisedën e tij me zyrtarë nga Kievi.

“Po, kështu është në një pjesë të Evropës, ku rusët zhvillojnë një luftë propaganduese”, është pajtuar Rodgers me Ryanin.

Në këtë pikë, sipas transkripitit të bisedave që i ka publikuar Washington Post, McCathy kishte zhvendosur debatin në çështjen e serverëve të hakuar të Partisë Demokratike, ku më pas është përmendur edhe Donald Trump dhe Dan Rohrabacher – anëtari republikan i Kongresit, i njohur për qëndrimet e tij jashtëzakonisht pro-ruse.

“Ju siguroj se kështu ka ndodhur. Rusët kanë hakuar demokratët duke ua marrë hulumtimet e opozitës për Trumpin”, ka thënë McCarthy, duke mos mundur të ndalet së qeshuri .

Hulumtimi i opozitës është një metodë standarde e veprimit në politikën amerikane: kandidatët e njërës parti rregullisht angazhojnë ekspertë për nxjerrjen e të gjitha informacioneve të mundshme në lidhje me kandidatët e tjerë nga partitë kundërshtare, në mënyrë që të mund t’i përdorin për shpifje gjatë fushatave.

Ryan kishte pyetur se kush ia kishte dorëzuar rusëve këtë hulumtim të opozitës.

“Mendoj që Putin paguan dy persona: Rohrabacherin dhe Trumpin”, dëgjohet duke thënë McCarthy.

Në ato momente kyçet sërish në bisedë Ryan duke thënë: “Kjo deklaratë është jozyrtare. Shpresoj që kjo të mos rrjedhë diku, në rregull?”

“Çfarë flitet në familje, mbetet në familje”, ka përfunduar bisedën Ryan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori