Kishte një jetë mesatare, por të lumtur në një shtëpi solide në fshain Dushkajë të Pejës. Bashkë me bashkëshortin e saj kishin pesë fëmijë dhe përkundër gjendjes jo edhe aq të mirë financiare ia dilnin të mbijetonin.
Por, gjithçka do të ndryshonte për Arta Jasharin, kur bashkëshorti i saj do të vdiste në një aksident në mal, kur traktori i mbushur me dru të prera do të rrëzohej për ta lënë të vdekur në vend.
“Burri ka ashku me marr lan, tu u ngjit përpjetë e ka nxon traktori me dru”, rrëfen Arta Jashari, e cila sot jeton në një podrum të familjes së saj në Vitomericë të Pejës.
Duke folur për emisionin “Edhe unë jam Kosovë”, ajo ka rrëfyer sesi për gjashtë muaj presion nga familja e bashkëshortit të saj, është detyruar të largohet nga aty për shkak se ata thjeshtë nuk dëshironin të kujdeseshin për fëmijët e as për të.
“Kam qenë e martuar në fshatin Dushkajë, por prej që më ka vdekë burri, familja e burrit më ka ndjekë prej shtëpisë”, rrëfen ajo.
Shkaqet janë të zakonshme si për shumë gra të cilat pas vdekjes së bashkëshortit largohen nga shtëpia e familjes së tij. Por Arta e ka rastin edhe më specifik. Ajo nuk ka qenë duke jetuar në shtëpinë e njejtë me familjen e bashkëshortit të saj.
“Shtëpia ka qenë e bashkëshortit por nuk kam pasur mundësi të rri atu. Gjithmonë nën presion”, rrëfen ajo për “Edhe unë jam Kosovë”.
“Shkaqet kanë qenë se s’kanë dashtë me nejt une qaty, ma bojshin s’ki kunorë, s’ki kurgjo, burrin nuk e ki dhe dil prej këtu. Për fëmijë më thoshin, gjuaj në bërllok ose bon çka të duash me ta, sepse nuk janë tonët”, thotë Jashari.
Pas gjashtë muajsh qëndrimi në atë shtëpi, familjarët e bashkëshortit të ndjerë të Jasharit, e dëbuan atë përfundimisht.
“Mi kanë thirrë të shtpisë teme edhe ju kanë thanë hajdeni merreni qiken se nuk ka vend këtu”, rrëfen Jashari, teksa shton se nga shtëpia e bashkëshortit të saj të ndjerë ka dalë pa marrë asgjë.
Por, kjo nuk është e tëra.
“Edhe paratë që i kanë sjellë njerëzit për vajzat e mija i kanë marrë familja e burrit. Thojshin që ka burri ka pasë borxhe. Janë kanë 8 mijë euro, e burri nuk ka pas aq borxhe, se unë e di”, rrëfen ajo.
Tash ajo po kërkon ndihmë që të ketë një shtëpi të sajën dhe të ofroj ushqim për vajzat e saja./RTV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
LSDM: OBRM-PDUKM dhe BDI po bëjnë lojë të rrezikshme me strukturën multietnike
Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, ka përdorur dokument të falsifikuar
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre