Nën njërin prej udhëkryqeve më të mëdha romake, arkeologët kanë zbuluar një qendër të madhe kulturore të vitit 123 të erës sonë, që kishte tri salla dhe ka mundur të strehonte rreth 900 vizitorë.
Arkeologët thonë se ky është zbulimi më i rëndësishëm romak në 80 vjetët e fundit. Në vendin pranë të cilit sot kalon linja hekurudhore dhe ku gjendet stacioni i taksive, dikur ka qenë një qendër e madhe kulturore e Romës së lashtë. Qendra, e cila është ndërtuar nga perandori Hadrian, ka pasur tri dhoma të mëdha në të cilat populli romak, i ulur në vendet e renditura shkallë-shkallë, i ka shijuar poezitë, fjalimet dhe traktatet filozofike.
Tani që gërmimet në Sheshin e Venecias në Romë kanë përfunduar, mund të shihen më mirë muret e kompleksit, si edhe copat e mermerit, elegante gri dhe të verdhë me të cilat është e shtruar dyshemeja që gjendet 5,5 metra thellësi.
“Auditoriumi i Adrianit është më i madhi i gjetur në Romë që nga zbulimi i Forumit gjatë viteve ’20 të shekullit të kaluar”, ka thënë arkeologia Rosela Rea, transmeton “Koha Ditore”.
Vendi i zbulimit, i cili së shpejti do të duhej të hapej për publikun e gjerë gjendet pranë stacionit të taksive, i vendosur mes kishës së barokut dhe përmendores madhështore të kushtuar mbretit Viktor Emanuelit të Dytë, të cilin romakët në zhargon e quajnë “makina e shkrimit”. Kompleksi është zbuluar pas gërmimeve që kishin qëllim ndërtimin e linjave të reja hekurudhore, që duhej të kalonin nëpër qendrën e Romës.
Pas zbulimit të kësaj qendre, inxhinierët kanë qenë të detyruar që t’i shtyjnë planet e ndërtimit të dy stacioneve të metrosë në zemër të Romës. Ky zbulim hedh dritë në Hadrianin dhe flasin që e ka adhuruar poezinë – edhe vetë ka shkruar vargje në gjuhë latine dhe greke – dhe se e ka dashur arkitekturën e guximshme, që e dëshmojnë edhe harqet në auditoriumet e larta 11 metra. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëParaqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
INTIME
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Karnavalet, origjina dhe domethënia
“Koncert në vitin 1936”
Gerard de Nerval dhe pashai shqiptar i Akrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre