LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen me fustanin e Ermanno Scervino në emisionin “Live with Kelly”

Rita Ora shkëlqen me fustanin e Ermanno Scervino në emisionin “Live with Kelly”

Duke u shfaqur me një fustan ngjyrë rozë, Rita Ora ka shkëlqyer përsëri më veshjen e saj në emisionin “Live with Kelly” ku ka diskutuar edhe për rolin e saj në filmin “Fifty Shades Darker. Kësaj herë ajo kishte zgjedhur fustanin e dizajnuar nga Ermanno Scervino, shkruan KultPlus.

Fustani i cili kishte mëngë të lëshuar dhe me detaje shumë tërheqëse, ishte i gjatë deri nën gju. Mirëpo, këngëtarja kishte vendosur që të ndryshonte disa detaje nga fustani origjinal siç ishte rripi me lule ne bel gjersa në krah mbante një pallton ngjyrë kokosi që ta mbante ngrohtë, shkruan KultPlus.


Këngëtarja e kishte kombinuar fustanin së bashku me sandale ngjyrë lëkure, me një grim shumë të lehtë, kurse në duar mbante edhe disa unaza, duke kompletuar kështu pamjen e saj dhe duke u shfaqur përsëri shumë e thjeshtë.