LAJMI I FUNDIT:

Rebelët tërhiqen nga zona e fundit në qytetin e Aleppos

Rebelët tërhiqen nga zona e fundit në qytetin e Aleppos

Rebelët sirianë braktisën zonat e fundit që kontrollonin në qytetin e vjetër të Aleppos, pas ditësh të tëra luftimesh dhe bombardimesh të ashpra.

Tërheqja është konfirmuar nga aktivistët në terren, të cilët thonë se ushtria siriane po vazhdon përparimin e saj për të ndarë zonat rebele në qytetin e dytë më të madh në Siri.


Prej 4 vitesh, rebelët kontrollin qytetin e vjetër të Aleppos dhe largimi i tyre nga aty tregon qartë se fitorja e forcave qeveritare në këtë zonë është fare pranë.Aktualisht ushtria kontrollon dy të tretat e Aleppos lindore dhe synon të marrë kontrollin e të gjithë qytetit. Deri pak javë më parë, këto zona kontrolloheshin nga rebelët.

Raportohet gjithashtu se dhjetëra mijëra civilë janë në kurth brenda lagjeve të fundit, që mbahen ende nga rebelët. Organizatat humanitare thonë se me mijëra civilë po përgatiten për një eksod të radhës, ndërsa familje të shumta përpiqen t’ia mbathin mes luftës.

Rezervat e ushqimit në zonat lindore të Aleppos janë mbaruar dhe aty nuk ka më asnjë spital në funksion pas muajsh të tëra bombardimesh të rënda.

Pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të luftimeve për t’iu ofruar ndihmë civilëve, kjo nuk ka ndodhur dhe ekspertët thonë se ushtria siriane nuk ka asnjë arsye të ndalet, ndërsa e ka kaq pranë fitoren, transmeton tch.

Angazhimi i aviacionit rus në luftën siriane ishte pika e kthesës për qeverinë e Bashar al-Assad, e cila po i dërrmon mjaft rëndë rebelët, që duket se nuk kanë më asnjë shpresë që të rezistojnë.

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori