LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria: Vrasja në Braçanj të Devollit u bë për drogë (Video)

Prokuroria: Vrasja në Braçanj të Devollit u bë për drogë (Video)

Prokuroria e Korçës zbardh detajet e një sherri për trafik droge në fshatin Braçanj të Devollit, mbrëmjen e së shtunës.

Sipas prokurorisë, nga të dhënat e para rezulton se viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të Devollit.


Nga marrja në pyetje e të dyshuarve të tjerë, prokuroria ka ndërtuar rrjedhën e ngjarjeve, sipas të cilave, më datë 18 mars, rreth orës 20.40, policia u njoftua nga banorët e zonës se në Braçanj janë lënduar tre persona, të cilët u kishin kërkuar ndihmë. Zarif Alliu, i cili humbi jetën më vonë në spital, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi.

Dëshmitari rrëfen vrasjen e emigrantit: Më kërkoi ndihmë i gjakosur, por nuk munda (Video)
Lexo po ashtu Dëshmitari rrëfen vrasjen e emigrantit: Më kërkoi ndihmë i gjakosur, por nuk munda (Video)

Tole ka rrëfyer në polici se i kishte gjetur shokët në këtë gjendje pranë varrezave të Braçanjit, pasi e kishin thirrur me telefon për ndihmë. Nga dëshmitë e shokëve, shënjestra ishte viktima Zarif Alliu që, sipas tyre, u rrah nga personat me sende të forta në duar që u kishin zënë pritë pranë varrezave.

Sipas tyre, Zarifi i kishte një detyrim të papaguar prej 12 mijë eurosh ndaj një personi që e quante Dajo, nga Shqipëria e mesme ose e veriut. Pas shoqërimit në polici të disa personave nga fshati Braçanj, Daniel Tole ka identifikuar një nga autorët e ngjarjes David Myrten, nga fshati Braçanj, me precedentë penale në Greqi për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Përveç 25-vjeçarit Myrte, është arrestuar edhe i plagsuri Mendar Burnazi, pasi është përpjekur të fshehë rrethanat e ngjarjes./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori