Banorët e fshatit Pllavë të Dragashit kanë përfituar trafo, shtylla dhe kabllo të reja nga një investim i KEDS-it në këtë zonë. Investim ky që u’a ka zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike rreth 70 konsumatorëve të këtij fshati.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në Pllavë është vendosur një trafo e re me fuqi 160 kVA.
“Përvec trafos së re në këtë fshat janë vendosur edhe 61 shtylla betoni për tension të ulët, 19 shtylla betoni për tension të mesëm, 2500 metra kabllo ajrore për tension të ulët, 800 metra kabllo nëntokësore për tension të mesëm, si dhe 250 metra kanal për shtrirjen e kabllit të tensionit të mesem”, tha Buzhala.
Besnik Huqaj banor i fshatit Pllavë të Dragashit tha se me këtë investim, KEDS ka përmieësuar energjinq elektrike për një pjesë të lagjes së fshatit. “Prej këtij investimi kanë përfituar 40 shtëpi të këtij fshati”, tha Huqaj.
Ai dëshiron që investimet të vazhdojnë deri në modernizim të plotë të rrjetit. “Shpresojmë se do të ketë ende investime nga KEDS, sepse në këtë fshat rrjeti është shumë i vjetër”, tha Huqaj.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këtë fshat, ndërsa premtoi që KEDS, do të vazhdojë të investojë në të gjitha fshatrat e Dragashit.
“Do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre