LAJMI I FUNDIT:

Përse kundërmojnë shputat e këmbëve!

Të gjithë janë të njohur me kundërmimin e pakëndshëm të shputave të këmbëve. Madje edhe personi më i pastër në botë mund ta ketë të njëjtin problem nëse ecë apo vrapon për një kohë më të gjatë. Çfarë ndodh?

Përse këmbët kanë aromë më të fortë se pjesët e tjera të trupit? Kjo ndodh sepse në këmbë kemi më shumë se 250.000 gjëndra të djersitjes dhe në këmbë djersitemi më shumë se në pjesët e tjera të trupit, transmeton Telegrafi.

Brenda një dite të vetme këmba mund të prodhojë më shumë se gjysmë litre djersë. Në fakt aromën e shkaktojnë bakteret e lëkurës tonë, të cilat konsumojnë djersen dhe lëshojnë aromën e fortë, aspak të këndshme.


Është krejt normale që të kemi baktere në këmbë. Natyrisht se djersitemi ngjashëm në krejt trupin, e po ashtu edhe në duar, por duart janë më të ekspozuara ndaj ajrit dhe më lehtë dhe më shpesh i pastrojmë.

Më ndryshe te këmbët janë çorapët dhe këpucët, në krahasim me duart. Bakteret pëlqejnë ambientin e mbyllur dhe të lagësht, prandaj edhe strehohen në këmbë.

Shputat mbani të pastra dhe të thara

Masa më e mirë për parandalim e aromës së keqe është higjiena e mirë. Përdorni sapun antibakterial për të pastruar në detaje shputat – dhe atë çdo ditë!

Pas dushit thani mirë me peshqir shputat dhe kushtoni kujdes të madh në hapësirat në mes gishtave. Shputat tuaja duhen të jenë të thara, sepse në këtë mënyrë parandaloni shanset për kërpudhat, të cilat më së shumti kanë sukses në mjedis të lagësht.

Bëni rregullisht piling të shputave për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës ose për të zgjedhur problemin e lëkurës së trashur. Pas zbutjes së thembrave, përdorni losion hidratues.

Mënyra natyrale

Nëse dëshironi të largoni erën e keqe, në kovë përzini ujin dhe uthullën në proporcionin 2:1 dhe disa minuta zhytni shputat për të neutralizuar erën. Njëlloj kështu çdo ditë mund të shijoni dushin për shputa, i cili përbëhet nga çaji i zi shumë i fortë.

Lëreni që të ftohet dhe zhytni shputat gjysmë ore – tanina nga çaji eliminon bakteret dhe mbyll poret në shputa. /Telegrafi/