LAJMI I FUNDIT:

PD: Përkthimi i deformuar në detajet kyçe në Vetting

PD: Përkthimi i deformuar në detajet kyçe në Vetting

Për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, reforma në drejtësi është përballë një blloku të korruptuarish që janë të frikësuar prej saj.

“Ju duhet të prisni që shumë prej krerëve të krimit të organizuar do të futen në burg. Duhet të prisni që politikanë të korruptuar, nga e djathta në majtë, do të përballen me drejtësinë. Dhe më e rëndësishmja, duhet të prisni që trafikantë droge, politikanë e gjykatës e prokurorë të korruptuar të jenë të frikësuar”, tha Lu një ditë më parë.


Është pikërisht kjo frikë që sipas diplomatit amerikan ka çuar deri në shpifje për organizmat që kanë ndihmuar në hartimin e kësaj reforme siç janë përfaqësuesit e EURALIUS dhe të BE në Tiranë.

Ambasadori ka atakuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe Partinë Demokratike, duke lënë të kuptohet se tregues i frikës nga reforma në drejtësi janë edhe pretendimet për përkthimin e gabuar të variantit të ligjit të Vetting-ut, që është dërguar në Komisionin e Venecias.

“Për shkak të frikës së tyre ata thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE, misionin EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë kryetari i gjykatës, Dedja, gjykata ka dërguar një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor”.

Por ambasadori amerikan tha se zbatimi i reformës në drejtësi është në pritje të opinionit të Venecias.

“Të gjitha partitë kryesore politike e kanë vënë besimin e tyre në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje të opinionit të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi”, tha Lu.

Por një ditë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, partia më e madhe e opozitës ka reaguar duke u shprehur e palëvizshme nga qëndrimi i saj për dërgimin e përkthimit të gabuar të ligjit në Komisionin e Venecias.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka paraqitur një seri provash “kokëforta”, të cilat vërtetojnë sipas tij se teksti i vetting-ut është deformuar në mënyrë të qëllimshme.

“Që në momentin kur u miratuan amendamentet për Kushtetutën, PD e ka mbështetur largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Por kjo nuk bëhet duke manipuluar përkthimin, duke bërë që Komisioni i Venecias të hyjë në drejtim të gabuar. Ka një tentativë që të bëhet e mundur që ligji i vetting-ut të mos konsiderohet si një ligj që ka probleme të rënda. Kushtetueshmëria nuk arrihet me deformimin e ligjit dhe as me etiketimin e atyre që e kanë konstatuar”, ka thënë Bylykbashi.

Provat e publikuara nga deputeti Bylykbashi:

-Gjykata Kushtetuese, më 25 tetor, pati presion nga mazhoranca për ta çuar pa asnjë vonesë ligjin në Komisionin e Venecias. Më 25 tetor u mor vendimi, më 28 tetor është dërguar nga gjykata në Venecia përkthimi i ligjit.

-Nga kontaktet zyrtare me Gjykatën Kushtetuese, përkthimi i dërguar është i bërë nga Euralius. Komisioni i Venecias ka publikuar më 16 nëntor tekstin e Kushtetutës dhe ligjit.

-Me dokumentat e publikuara online, Komisioni i Venecias ka bërë një transparencë të plotë: ka tekstin e Kushtetutës, ligjin me tekstin e gabuar, si dhe ligjin e përkthyer dhe të dërguar më pas. Ndërkohë, uebsajte të tjera, përfshirë EURALIUS, i kanë hequr përkthimet e mëparshme që ishin në faqet e tyre.

-Ekspertët e PD e zbuluan më 25 nëntor këtë deformim duke mbikëqyrur fletët e ligjit në faqen e Komisionit të Venecias. Kjo iu bë prezente Gjykatës Kushtetuese, që mori përsipër të bëjë përkthimin zyrtar me ekspertë të licencuar nga Ministria e Drejtësisë.

-Gjykata mori përsipër se ka dërguar ligjin, por jo tekstin e Kushtetutës. As ministria e Drejtësisë nuk e ka dërguar. Mbetet për t’u sqaruar kush e ka dërguar, sepse në faqen e KV thuhet se ai përkthim është dërguar nga autoritetet shtetërore shqiptare. Duhet të kuptohet kush ishte ky autoritet shtetëror që donte të çonte diçka të gabuar. Kemi vënë në dijeni KV.

-Më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese ka dërguar zyrtarisht, përkthimin zyrtar, që gjendet në faqe dhe është korrekt dhe KV e ka publikuar këtë variant, pa hequr atë të vjetrin. ka edhe një fakt tjetër të rëndë. KV tregon se versioni i parë i ligjit nuk daton as datën 18 tetor e as 16 nëntor që është në ëeb site, por datën 16 tetor.

-Pra, varianti është dërguar disa ditë para se ta dërgonte gjykata. Pyetja që shtrohet është: kush kishte interes të çonte KV në drejtim të gabuar?

-Sepse ka ndryshim të përmbajtjes substanciale, për ta bërë versionin shqip të duket më pak i rëndë në anglisht. Janë deformime të rënda dhe mangësi të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori