LAJMI I FUNDIT:

Ortek në Japoni, humbin jetën 8 gjimnazistë

Ortek në Japoni, humbin jetën 8 gjimnazistë

Tetë gjimnazistë japonezë humbën jetën si pasojë e një orteku në një resort skish. Orteku u regjistrua të hënën, pranë qytetit Nasu, në prefekturën Toçigi, 120 km në veri të Tokios.

Mediat japoneze thanë se 8 nxënësit u gjetën pa shenja jete dhe vdekja e tyre nuk është shpallur formalisht, pasi në Japoni këtë e bëjnë mjekët në spital dhe jo ekipet e emergjencës në vendngjarje.


Për shkak të motit të keq, helikopterët nuk kanë mundur që të shkojnë në vendngjarje dhe trupat e viktimave janë ende atje.

Tetë nxënësit ishin pjesë e një grupi prej më shumë se 70 gjimnazistësh nga disa shkolla që gjendeshin në zonë kur orteku ndodhi.

Mësohet se mbi 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nxënësit po merrnin pjesë në një ngjarje alpinizmi, diçka tradicionale që zhvillohet çdo vit, përcjell tch.

Por, gjatë ditëve të fundit në zonë u regjistruan shumë reshje bore dhe alarmi për ortekë ishte dhënë nga autoritetet, të cilat po përpiqen të zbulojnë pse evenimenti nuk u shty, pavarësisht rrezikut.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori