LAJMI I FUNDIT:

Organizohet udhëtimi familjarizues për ecje dhe certifikohen Grupet Bjeshkatare dhe Tour Operatorët e Kosovës dhe Malit të Zi

Organizohet udhëtimi familjarizues për ecje dhe certifikohen Grupet Bjeshkatare dhe Tour Operatorët e Kosovës dhe Malit të Zi

Në periudhën nga 21 deri më 24 tetor 2016, me pikënisje në Rugovë është organizuar Udhëtimi familjarizues  për familjarizim me shtegun e ecjes “VIP DINARICA“ në kuadër të projektit ndërkufitar “Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica”.

Familjarizimi i dhjetë i udhëzuesve malor nga Mali i Zi dhe Kosova* me ofertën e re dhe të mirënjohur turistike të shtegut të ecjes me emërtimin e përbashkët “Via Dinarica“ do të kontribuojë në valorizimin turistik të viseve malore rurale të Rugovës, Bjeshkës së Junikut dhe Bjeshkës se Deçanit.


Poashtu, në kuadër të udhëtimit familjarizues dhe trajnimit “Mos li gjurmë”, pjesëmarrësit fituan njohuritë e nevojshme lidhur me qëndrimin në natyrë.

Ky aktivitet u realizua nga Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) dhe Klubi i Orientimit “Prishtina” nga Kosova dhe nga OJQ Qendra për Iniciativa për Turizëm të Qëndrueshëm (CSTI) dhe Shoqata Alpiniste e Malit të Zi (PSCG) nga Podgorica.

Ky udhëtim familjarizues do të jetë një mundësi e veçantë për udhëzuesit malorë që të njoftohen me ofertën turistike, e cila më vonë mund të përfshihet në programet e tyre turistike.

Në ditën e dytë të udhëtimit familjarizues, është bërë regjistrimi i vlerave natyrore dhe peizazhit kulturor të Junikut, si dhe promovimi i pjesëmarrësve dhe ofertës së zonës.

Pas regjistrimit të materialit, montazhit dhe prodhimit, transmetimi i dokumentarëve do të jetë në dispozicion në gjithë rajonin përmes promovimit “të gjallë“ dhe dinamik të bukurive natyrore, zonave të pazbuluara dhe potencialit për turizmin kulturor dhe aventurier.

Në trajnimin dy-ditor “Mos li gjurmë“, pjesëmarrësit kanë mësuar në lidhje me shtatë parimet e “Mos li gjurmë“, si dhe rreth teknikave për përhapjen e këtyre teknikave që kanë pak ose aspak ndikim negativ në natyrë. Në ditën tjetër, udhëzuesit malorë vazhduan drejt Deçanit, pas së cilës, në ditën e fundit të udhëtimit familjarizues, arritën tek kufiri me Mal të Zi nga ku edhe u organizua kthimi ne Kosovë.

Realizimi i këtij projekti ka pasur për qëllim të rrisë vetëdijesimin lidhur me përfitimet ekonomike, mjedisore dhe shoqërore të këtij shtegu, si dhe lidhur me atraktivitetin dhe konkurrueshmërinë e ofertës turistike të zonës ndërkufitare ndërmjet Malit të Zii dhe Kosovës, me qëllim të tërheqjes së vizitorëve nga tregjet lokale, ndërkombëtare dhe rajonale.

Vlera e përgjithshme e projektit “Via Peaks of Dinaric Alps – ViP Dinarica“ në Kosove është 153,474.58 euro, prej të cilave 82.80 % financohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të IPA-së për Bashkëpunim Ndërkombëtar ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës. Realizimi i projektit ka filluar në mars 2016 dhe do të zgjasë për 18 muaj.

20

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori