LAJMI I FUNDIT:

Orët e Samsung dhe Gear Fit 2 tani punojnë me iOS

Orët e Samsung dhe Gear Fit 2 tani punojnë me iOS

Pas rreth pesë muajsh që Samsung lansoi programin testues iOS për Gear S2, platforma tani lansohet zyrtarisht për orët e zgjuara të kompanisë.

Jo vetëm Gear S2, por edhe Gear S3 dhe Gear Fit 2 tani mund të punojnë përmes sistemit operativ të Apple.


Lajmi është bërë i ditur sot nga gjiganti teknologjik nga Korea Jugore.

Për përdoruesit e Gear S2/S3, aplikacioni që duhet të shkarkoni nga App Store është Samsung Gear S, ndërsa për përdoruesit e Gear Fit 2, aplikacioni i duhur është Gear Fit.

Të gjitha këto aplikacione mund të gjenden në dyqanin online të aplikacioneve të Apple.

Aplikacionet janë të përshtatura për iPhone 5 dhe modelet pasuese që punojnë me versionin iOS 9.0 ose versionet më të reja.