LAJMI I FUNDIT:

Oppo R11 shihet në foto të reja

Oppo R11 shihet në foto të reja

Pas një morie të rrjedhjeve, thashethemeve dhe promovimeve që kemi parë në muajt e fundit, Oppo më në fund do të lansoj telefonat R11 dhe R11 Plus në një ngjarje më 10 qershor. Deri atëherë, ju prezantojmë  me tre imazhet e drejtpërdrejta të sapozbuluara që tregojnë R11 në një varg versionesh me ngjyra.

Oppo R11 thuhet se ka një ekran prej 5.5 inç 1080p, procesorin Snapdragon 660 në krye, 4GB RAM, 64GB hapësirë ​​ruajtëse, një kamerë selfie 20 MP, një bateri prej 3.000 mAh dhe një skaner për gjurmë gishtash.


R11 Plus ndan shumicën e specifikave me modelin më të vogël, por vjen me një ekran 10 inç dhe një bateri prej 4000 mAh. Nga zbulimet e kaluara ne gjithashtu e dimë se të dy modelet do të kenë një konfigurim të dyfishtë të kamerës 16 MP + 20 MP të aftë për 2x zoom.