LAJMI I FUNDIT:

Oppo R11 shfaqet në GFX Bench

Oppo R11 shfaqet në GFX Bench

Oppo tashmë ka lansuar një telefon me kamerë dyshe, F3 Plus, por kjo pajisje fokusohet në ‘selfie’. Në ndërkohë, Oppo R11 mund të jetë telefoni i parë me kamerën dyshe në pjesën e pasme, edhepse specifikat e zbuluara në GFXBench tregojnë se do të ketë edhe mundësi për fotografi të shkëlqyer ‘selfie’.

Sipas raportit të GFXBench, kamera kryesore do të ketë 16MP, ndërsa kamera ‘selfie’ vjen me 20MP. Të dy kamerat mund të xhirojnë video në 1080p.


Pjesa tjetër e specifikave është sikurse pritej – një procesor Snapdragon 660 ose 653, RAM memorie prej 4GB dhe hapësirë ruajtëse prej 64GB. Sistemi operues do të jetë Android 7.1.

Oppo R11 do të ketë ekran 1080p prej 5.5 inç mirëpo sipas spekulimeve, versioni Plus do të ketë diagonal prej 6 inç.

Pajisjet e reja të kompanisë pritet të lansohen në qershor.