LAJMI I FUNDIT:

OnePlus 5 vjen vitin e ardhshëm

OnePlus 5 vjen vitin e ardhshëm

OnePlus mund të tejkalojë modelin OnePlus 4 në favor të modelit OnePlus 5, i cili pritet të vijë me trup nga qeramika gjatë vitit të ardhshëm. Së paku, kështu spekulohet nga thashethemet më të fundit.

Arsyeja e këtij anashkalimi mund ketë të bëjë me bestytni. Ngjashëm me arsyet e anashkalimeve të mëparshme nga prodhuesit kinez, numri mund të konsiderohet si ‘fatkeq’ dhe kjo mund të shtyjë kompaninë që të tejkalojë modelin me numër 4.


Sipas thashethemeve, telefoni i ardhshëm do të ketë një kornizë të ndërtuar nga qeramika e cila do të ndërtohet nga kompania e njejtë që ka prodhuar pjesën e jashtme të Xiaomi Mi Mix.

Edhe modeli i limituar, OnePlus X, ka pasur një trup të materialit të njejtë, kështu që kjo nuk do të ishte hera e parë që kompania merrë një vendim të tillë.

Burimet e PhoneRadar bëjnë të ditur se OnePlus 5 do të lansohet në tremujorin e dytë të vitit 2017, specifikisht mes muajve prill dhe qershor.

OnePlus 5 thuhet se do të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 835, RAM memorien prej 6GB dhe ekranin QHD AMOLED me madhësi prej 5.5 inçëve.