LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund ta duroni dikë kur përtypë ushqim? Atëherë mund të keni MISOFONI

Nuk mund ta duroni dikë kur përtypë ushqim? Atëherë mund të keni MISOFONI

A zemëroheni me zhurmën e dikujt që përtypet afër jush? Misofonia, e cila ka kuptimin ‘urrejtje e zhurmës’ është sëmundje e njohur së fundmi, ku personat e prekur nga kjo dukuri reagojnë me stres, zemërim, irritim dhe, në raste ekstreme, edhe me dhunë.

Kjo sëmundje nuk është vetëm një irritim i lehtë, por pacientët e prekur nga kjo dukuri tregojnë se e kanë të njëjtën ndjesi sikurse dikush t’i godet në stomak, transmeton Telegrafi.


Një nga pacientët e prekur është edhe Meredith Rosol, mësuese 25 vjeçare e cila është diagnostikuar me misofoni qe dy vite.

Ajo tregon se ka mbi një dekadë që ajo nuk ka ngrënë ushqim me prindërit e vet pa kufje.

Arjan Schroder, psikiatër, tregon se simptomat e para të këtij çrregullimi fillojnë rreth moshës 13 apo 14 vjet dhe mund të jetë gjenetike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori