LAJMI I FUNDIT:

Nëndetësja e “padukshme” e një miliard funteve: Godet nga 1000 kilometra, i bie rrotull globit pa dal në sipërfaqe (Foto)

Nëndetësja e “padukshme” e një miliard funteve: Godet nga 1000 kilometra, i bie rrotull globit pa dal në sipërfaqe (Foto)
-->

Arma më e re e marinës mbretërore angleze kushton një miliard funte. Bëhet fjalë për nëndetësen bërthamore e cila bën më pak zhurmë dhe që është e pajisur me raketa Tomhawk, që mund të godasin cakun në një distancë prej njëmijë kilometrave.

HMS Audacious është nxjerr në ujëra për të kryer testet finale, ku karshi saj pozuan të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e saj, transmeton Telegrafi.

Kjo nëndetëse ka vendosur një standard të ri në opsionet e luftës së armatosur në Ushtrinë britanike, duke u pajisur me armë të teknologjisë së fundit, pajisje moderne të komunikimit por nuk mungon as teknologjia e “padukshëm” që është përdorur në këtë nëndetëse.

Besohet se ajo është e veshur me mbi 39 mijë pllaka akustike që e bëjnë atë të padukshme në radarët që detektojnë tingujt nën ujë, që i bie të jetë me e qetë gjatë lundrimit sesa një delfin i vogël.

Falë radarëve të avancuar, mund të detektojë anijet në një distancë prej tremijë miljeve duke lundruar nëpër ujë.

Edhe pse motori dhe puna e tij mbetet sekret, gjithashtu besohet se kjo nëndetëse mund të lundrojë nëpër gjithë globin pa pasur nevojë të dalë mbi ujë, duke shndërruar ujin e detit në ujë të pijshëm dhe oksigjen.

E gjatë 97 metra, nëndetësja është nxjerrë në portin Devonshire për të kryer testet, ndërsa në funksion të plotë pritet të futet gjatë vitit të ardhshëm.

Nëndetësja peshon 7.400 tonë dhe është e pajisur me sistemin raketor BAE, ku brenda mund të palosë qindra raketa lundruese Spearfish dhe raketa Tomahawk.

Ajo është e dizajnuar që të godas caqet në një largësi prej njëmijë kilometra, që i bie të fluturojë raketa nga Londra në jug të Francës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

'I trajtuar si qen': Burri nga Nepali rrëfen tmerrin që ka përjetuar, pasi u rekrutua për të luftuar për rusët në Ukrainë, si mijëra të tjerë

Botë
Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Po dërgonte porosinë, shpërndarësi kinez i ushqimit nuk e sheh që nuk kishte ashensor – bie në gropë dhe lëndohet rëndë

Azia
Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Aeroplani supersonik që ishte më i shpejtë se Concorde

Amerika
Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Momentet para tmerrit kur një burrë gjeti vdekjen pasi ra nga “balona me ajër të nxehtë” në Melburn të Australisë

Australia
Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

Evropa
Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Beteja për Berdychi, ukrainasit me Bradley-t amerikanë shkatërrojnë autoblindat dhe tanket ruse në afërsi të Avdiivka

Evropa
Kalo në kategori