0Shares

Rasti brutal i keqtrajtimit të djalit gjashtëvjeçar në Teksa, ka tmerruar tërë SHBA-të.

Policia amerikane ka paditur 26-vjeçaren Jessica Ann Mungia për abuzim të djalit të saj, në mënyrat më mizore: ia ka djegur gjuhën me tel nxehtë, ndërsa e detyroi të qëndrojë zbathur në fole milingonash, shkruan Huffington Post.

Rasti u zbulua pasi një ditë ajo e dërgoi djalin në spital për kontroll, për fraktura në duar. Pas kontrollit, mjekët kanë vërejtur shumë lëndime në trupin e tij, ndaj rastin e lajmërojnë në polici.

Vogëlushi, pas bisedave me polici, ka treguar se nëna e ka keqtrajtuar fizikisht, e ka rrahur dhe goditur me gjësende të ndryshme. Ajo madje e ka lidhur të birin dhe e ka prerë me thikë…

Mungia është paditur me katër akuza për keqtrajtim të fëmijës dhe gjendet në paraburgim. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)