LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi fiton stabiliteti, vdes demokracia: Vuçiqi, një Llukashenko i BE-së në Ballkan

Në Serbi fiton stabiliteti, vdes demokracia: Vuçiqi, një Llukashenko i BE-së në Ballkan

Paolo Raffone

Stabiliteti ka fituar 9 me 1 mbi demokracinë, mbi sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Një kryevepër e cinizmit është rezultati i një dëshpërimi evropian? Perspektivat rajonale dhe të çdo vendi ish-jugosllav, mbeten të pasigurta dhe të brishta.


Zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë konfirmuar trendin etno-nacionalist dhe marrjen e shtetit nga elitat që mbijetuan në luftërat e të ’90-ave të cilat dolën të padëmtuara nga proceset gjyqësore të mëvonshme ndërkombëtare. BE-ja, me Gjermaninë dhe Italinë në krye, ka zgjedhur stabilitetin duke anashkaluar principet e rendit e ligjit dhe të lirive themelore, përfshirë atë të shprehjes.

Me ngërçin e instaluar te fqinji maqedon dhe atë struktural në Bosnje, zgjedhja e Berlinit ka qenë të mbajë të paktën një interlokutor solid në pushtet, në Serbi. Kjo me shpresën për të përfshirë Serbinë në Perëndim, ose të paktën ta bëjë më pak të ndjeshme ndaj thirrjes së motrës së madhe sllave, Rusisë. Një sakrificë demokratike e diktuar nga dëshpërimi që mbizotëron në rajon dhe nga nevoja për të garantuar një mur rrethues të fortë për mbylljen e rrugës ballkanike për migrantet e Lindjes se Mesme (me Turqinë nuk dihet asnjëherë…).

Në fakt, është heshtur që gjysma e zgjedhësve nuk kanë votuar dhe gjysma e tyre kanë votuar për Aleksandar Vuçiqin. Ai ishte i zgjedhur me një të katërtën e votuesve pas një fushate farse dhe të drejtuar me mjete shtrënguese (nëntë të dhjetat në faqet e para janë një shembull). Pas këtyre zgjedhjeve, ka lindur një “BieloSerbi”. Në këtë mënyrë, BE-ja gjermanike ka Llukashenkon e tij të vogël në Ballkan.

Në planin ekonomik, Serbia do të vazhdojë të krijojë punë për proletariat me rroga që shkojnë nga 100-300 euro. Për fatin e mirë të dekolonizatorëve evropianë, ndoshta edhe atyre kinezë, produktet do të jenë të paarritshme për lokalët dhe të destinuara për tregun evropian, siç ndodh me Fiatin 500L, ndërkohë që drejtimi i mendjeve të të rinjve do të vazhdojë të orientohet drejt destincioneve me perspektiva më të mira.

Infrastrukturat e mëdha që tashmë mund të riemërohen euro-kineze, do të kryhen me një kalim më të shpejt, duke zvogëluar pasazhin tangjencial lokal. Atëherë, rrjeti i autostradave dhe hekurudhave do të kompletohet sipas euro-korridorit të famshëm, ndërkohë që ai i JUG-ut deri në Durrës do t’i interesojë më shumë Kinës.

Aeroporti i Beogradit do të shohë më në fund rilansimin e tij rajonal dhe trans-kontinental me kosto të ulët me Etihad-Alitalia-AirSerbia në krye. Ndërkohë që do të shpejtohet ndërtimi i gazsjellësit “amerikan” TAP në Ballkanin meridional drejt Italisë, më 2018 Serbia duhet te shikojë në 60 milionë fonde evropiane për kompletimin e gazsjellësit të ri serb-bullgar që do të plotësojë 80 për qind të kërkesës së brendshme në Serbi.

Këto rrjete biznesi ishin shtylla kurrizore e Jugosllavisë dhe mbijetuan duke u propozuar si i vetmi kanal i globalizuar nder-etnik dhe pa kufi, që nga rajoni ballkanik arrin në zemrën e BE-se. Nuk është një rastësi, në fakt, se në këto kanale ndërthuren trafikimi i njerëzve dhe i xhihadistëve që preokupojnë tej mase evropianët.

Kanali i privilegjuar për riciklimin në euro, në hyrje dhe në dalje të Ballkanit, ka banka mbështetëse gjatë gjithë rrugëkalimit (banka evropiane por edhe turke, në Kosovë, Shqipëri, dhe Mal te Zi). Ballkani konfirmohet në këtë mënyrë si markë e perandorive, duke u bërë urë lidhëse në drejtimet JUG-VERI dhe LINDJE-PERENDIM.

Në planin gjeopolitik, dy “strategji të mëdha” janë në tavolinë. E para euro-gjermane që parashikon riforcimin e shteteve aktuale ballkanike me një stabilizim më të madh sesa demokratik multietnik, gjithmonë në perspektivën – tashmë të largët – të anëtarësimit në BE. E dyta në një farë mënyre neo-amerikane parashikon një disimpenjim gradual duke lënë të hapur mundësinë e tolerimit për kombinimin territorial në bazë etnike-linguistike-fetare, duke i dhënë jetë për herë të parë një mini etno-federate (të Serbisë, Kroacisë e Shqipërisë së “madhe”). Të dyja janë të orientuara të thyejnë akullin e vitit 1995 nga marrëveshja e Dejtonit, por jo edhe rezultatin e bombardimeve të vitit 1999 në Serbi që sollën lindjen e shtetit të Kosovës.

Në këto alternativa ndërhyn Rusia, që ndryshe nga Turqia, për të rikuperuar imazhin e humbur në vitet ’90, luan vetëm një rol me një kontrast dinjitoz në aneksimin ballkanik. Nga “rreziku” rus nuk shihet gjë tjetër veçse një hologram teatral. Ndërsa, Turqia sheh në rajon një pjesë të ish-perandorisë të saj të humbur shekullin e kaluar. Nuk është një rastësi që aktivizmi i kooperimit turk, si ai shtetëror (TIKA) dhe ato paralele siç janë gulenistët, janë prezentë jo vetëm në Kosovë me rreth 200 struktura “karitative dhe edukative” dhe 286 ushtarë turq që “formojnë” policinë ushtarake lokale – duke arritur deri në Serbinë e cila nuk refuzon ndihmat humanitare.

Nga një përçarje të mundshme të interesave sipas formulës trelaterale (Rusi-Iran-Turqi), amerikanët me sauditet dhe me binomin e pamungueshëm Francë-Britani, mund të rezultojë një paqe ballkanike e re.

Një Serbi më e fortë mund të jetë zgjidhje më e volitshme në kohërat moderne. Kjo do të lejonte dhe transformimin e 3000 anëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur efektive me disa mijëra ushtarë.

Ajo që habit është Italia, një vend kufitar i afërt me shtetet e ish-Jugosllavisë që historikisht ka pasë një influencë determinante në Jugosllavinë e Titos. Sot arrin të shpreh një retorikë bajate dhe sterile pro-serbe – e prezantuar në skenë nga një rrjet i vjetër i përbërë nga “burra hije” të lenë aty si japonezët në ishull – edhe pse kanë përmbushur kërkesën amerikane për njohjen e Kosovës. Një asimetri e pakuptueshme e mendimit strategjik, duke parë qe prej tre turnesh ka komandën e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë (me rreth 2000 ushtarë dhe karabinierë të MSU); nga viti 2010-2015 ka pasë një rol determinant në përmbylljen e marrëveshjeve në Bruksel për stabilizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës; e deri në 2015 ka qenë në krye të EULEX-it – krahu ekzekutiv i sundimit të ligjit evropian. Përveç kësaj, më parë Italia ka drejtuar UNMIK-un dhe ONU-un në Kosove, ka hapur Ambasadën Italiane ne Prishtine, ndërsa në Shqipëri kishte drejtuar me sukses operacionin ALBA. Mos të harrojmë rolin italian në NATO në krah të aleatëve gjatë bombardimeve në Serbi më 1999.

Nga e gjithë kjo nuk mbetet gjë tjetër veçse një kujtim i venitur të atyre qe kishin oportunitetin për të jetuar atë kohë ku sot merr kuptimin e një të kaluare. Kështu, nga hutimi gjeneral i masave valvitet gëzimi i stabilitetit në pushtetin në Serb i – nga Vukovari në Presidencën e Serbisë – pa një analize kritike prospektive, duke braktisur në fatin e tyre popujt të ish-Jugosllavisë dhe shumë të tjerëve që në çerek shekulli kanë shërbyer me krenari yllin italian në tokat ballkanike. /Telegrafi/