LAJMI I FUNDIT:

Nafa mbi 50 dollarë për fuçi

Nafa mbi 50 dollarë për fuçi
Foto: Arkiv

Pasi thyen më në fund barrierën e 50 dollarëve për fuçi, çmimet e naftës kanë zgjeruar fitimet gjatë sesionit të sotëm, me më shumë se 1% që në orët e para. Tendenca e re e çmimeve vjen si pasojë e apelit të OPEC ditën e djeshme për të ulur prodhimin por edhe si pasojë e të dhënave të fundit që flasin për një rënie të rezervave dhe ngadalësim të hapit të prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.61 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.38 dollarëve për fuçi.


Vendet e OPEC dhe prodhues të tjerë jashtë organizatës u angazhuan ditën e djeshme për të ulur eksportet e naftës duke filluar prej muajit gusht, gjë që ka nxitur një marshim të çmimeve. /Telegrafi/