Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur dyshime për hetime të drejta dhe transparente në rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.
Këto dyshime sipas sekretarit organizativ Dardan Molliqaj nisin që nga dita e parë kur drejtori i Policisë në Prizren Nexhnmi Krasniqi doli e tha se Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e përdorimit të medikamenteve.
Sipas Molliqajt për Vetëvendosjen është e pamundur që kjo strukturë e hetimeve të marrë pjesë në zbardhjen e rastit.
“Kjo është arsye thelbësore pse familja dhe VV nuk besojnë që duhet të bëhet përmes mjekoligjorëve pa pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve. Jemi të brengosur me administrimin e provave pa prezencën e mjeko-ligjoreve të pavarur”, tha Molliqaj në një konferencë për media.
Në këtë konferencë janë lëshuar edhe përgjimet e rastit të Adem Grabovcit ku në njërën nga to përmendet edhe emërimi i Sylë Hoxhës që aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren.
Molliqaj tha se nuk mund t’i besojnë këtij njeriu që është emëruar nga politika.
Molliqaj ka folur edhe për vizitën e tij që ia ka bërë të ndjerit Dehari derisa sa ishte në paraburgim.
Ai tha se më 27 tetor e ka vizituar Deharin dhe kjo nuk është e fshehtë. Molliqaj tha se vizita e tij nuk ka qenë e fshehtë dhe se vizita është realizuar me lejen e gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva.
Ky i fundit dje për media ka mohuar se ka pasur kërkesë nga Molliqaj dhe Sami Kurteshi për ta vizituar Deharin në burg.
Astrit Dehari ka vdekur të shtunën që shkoi (5 nëntor) në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit.
Sipas rezultateve të para të ekspertizës ai ka vdekur si pasojë e mungesës së frymëmarrjes.
Ai ishte arrestuar më 30 gusht si i dyshuar së bashku me pesë aktivistë të VV-së kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?