LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave: Janë kryer pagesat për 25.179 komisionerët e KQZ-së

Ministria e Financave: Janë kryer pagesat për 25.179 komisionerët e KQZ-së

Ministria e Financave  ka kryer pagesën për  25.179 komisionerë, të cilët kanë punuar në zgjedhjet qendrore të 11 qershorit.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i MF, Muharrem Shahini.


Ai tha se të gjitha pagesat konsiderohen të përfunduara, duke përjashtuar disa raste për shkak gabimeve në të dhëna.

“Ministria e Financave -Thesari tashmë ka proceduar për pagesë gjithsej 25.179 pagesa, sipas listave të dërguara nga KQZ, ku të gjitha pagesat konsiderohen të përfunduara duke përjashtuar rastet kur disa pagesa janë kthyer prapa për shkak të gabimeve në të dhëna (kryesisht llogaritë bankare), të cilat po korrigjohen nga KQZ sepse është përgjegjësi e tyre saktësimi dhe korrigjimi i listave të tilla. Dhe në momentin që do të na vinë të sakta të dhënat ne do t’i procedojmë për pagesë”, ka thënë Shahini në një prononcim për Telegrafin.

Edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se para disa ditësh janë dorëzuar të gjitha listat në Ministrinë e Financave për procedimin e pagesave ndaj komisionarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori