LAJMI I FUNDIT:

Mimoza: Për Gjakovën kandidoj veç me AKR-në

Mimoza: Për Gjakovën kandidoj veç me AKR-në

Zëvendëspresidentja e Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Mimoza Kusari-Lila në një prononcim për Telegrafin tha se ajo Gjakovës gjithmonë i ka qëndruar afër prej cilit do pozicion që e ka ushtruar, duke qenë e vetëdijshme për mbështetjen e popullatës atje. Ajo thotë se nëse do të kandidohej për kryetare të Gjakovës, këtë do ta bënte duke u mbështetur vetën në partinë e saj, AKR-në.

Ajo ka deklaruar se prej pozicionit që ka si Ministre e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), po mundohet që të kontribuoj për komunën e Gjakovës, edhe pse me shumë pengesa nga kryetari aktual i Komunës, Pal Lekaj.

“Ai ka mbetur në qëndrimet e njëjta, që nga koha e zgjedhjeve lokale në vitin 2009, duke penguar shumë projekte të MTI-së në këtë komunë. Kjo me së shumti po i kushton qytetarëve të Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila për Telegrafin.


Ajo shprehet se të gjithë angazhimin e ka koncentruar në sferën e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së, duke shtuar, se ajo ka hyrë në proces të zgjedhjeve të brendshme të partisë, në të cilin, sipas saj, ende nuk janë definuar kandidatët për kryetarë të komunave.

“As në degën e Gjakovës ende nuk është përcaktuar se kush do të jetë kandidatë i AKR-së për kryetar të komunës”, tha ajo, duke u shprehur se në rast se ajo do të kandidohej për këtë pozitë, këtë do ta bënte në mënyrë të hapur.

“Kandidimi im eventual për Gjakovën nuk do të lidhej me përkrahjen e asnjë partie tjetër përveç me atë të AKR-së”, tha ajo.

Para disa ditësh mediat kanë shkruar se Ministrja aktuale e Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila ka vendosur të garoj për herë të dytë për të marrë udhëheqjen e Gjakovës. Kandidimi i saj do mbështetej edhe nga PDK-ja, me qëllimin e vetëm për të rrëzuar nga posti Kryetarin aktual të Gjakovës, Pal Lekaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori