LAJMI I FUNDIT:

Milo ikën nga Rama, nënshkruan marrëveshje me LSI-në

Milo ikën nga Rama, nënshkruan marrëveshje me LSI-në

Paskal Milo që drejton PDS është bashkuar me LSI duke u larguar nga koalicioni me PS-në e Edi Ramës. Sot, Milo dhe Vasili nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që në thelb është siguria e numërimit të votave. Vasili tha se marrëveshja e bashkëpunimit ka të bëjë me administrimin korrekt të votave të PDS-së në procesin e numërimit të votave në KZAZ, pasi sipas Kodit Zgjedhor partitë e vogla s’kanë numërues.

Nga ana tjetër Milo tha se “do të bëjmë fushatë bashkërisht me LSI si dhe numëruesit e tyre do të jenë edhe garantues i votave tona”. Ne- tha ai- ndajmë vlera të përbashkëta ndaj u bashkuam me LSI-në. Ai shtoi se “na është hequr e drejta për koalicion në KQZ, por marrëveshja parashikon që të dalim në zgjedhje bashkë me synimin që pas zgjedhjeve të qeverisim bashkë”.


Kujtojmë se Paskal Milo në zgjedhjet e vitit 2013, ishte pjesë e koalicionit të majtë që udhëhiqej nga PS-ja. Milo gjatë ditës së djeshme u shpreh kundër Ramës, duke deklaruar se nuk ka respektuar marrëveshjen dhe se ka kërkuar ti eliminojë të vegjëlit.

Sipas Milos, marrëveshja me LSI vjen pasi kjo parti tregoi se është parti e hapur dhe që vlerëson aleatët dhe nuk i hedh ata në kosh, ndërsa të tjerët (nënkupto: Rama) ka dëshmuar të tjera gjëra.

Kreu i PDS tha se më tej se “kjo marrëveshja është projektuar prej një muaji dhe nuk ka të bëjë me deklaratat e djeshme të Petro Koçit dhe të tjerëve që s’kanë parti”. Kujtojmë se një ditë më parë Koçi tha se votat e tij do shkojnë për PS dhe u bëri thirrje edhe të tjerëve (Milo, Gjinushi) ti bashkohen kësaj ideje dhe te mos regjistrohen në KQZ. /Opinion.al/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori