LAJMI I FUNDIT:

Miku i Bajram Rexhepit: Tri herë kam qenë para pushkatimit, por e kam pasur më lehtë se sot

Miku i Bajram Rexhepit: Tri herë kam qenë para pushkatimit, por e kam pasur më lehtë se sot

Kirurgu Faik Bllata, që ka qenë edhe mik i afërt i ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi ka thënë se është pikëlluar shumë kur ka marrë lajmin për vdekjen e tij.

“Gjatë luftës kam qenë tri herë para pushkatimit, e kam pasur më të lehtë se sot kur morra lajmin për vdekjen e Bajram Rexhepit”, ka thënë Bllata.


“E kam pas shok e kam pas vëlla, prej kur kemi filluar studimet më pas kemi bërë shumë intervenime të përbashkëta kirurgjike”, ka pohuar ai në Info Magazine në Klan Kosova.

“Dr. Bajram Rexhepi, i madhi Bajram ka qenë kryeministri i parë i shqiptarëve të Kosovës dhe për këtë në libra do të mësojnë fëmijët gjeneratë pas gjenerate”.

Bllata thotë se nuk mund të gjenden fjalët e duhur që të përshkruhet figura e Bajram Rexhepit, derisa i mbushen sytë me lot.

“Është vështirë të gjenden fjalët e të flitet për burrërinë e tij, punën, patriotizmin, ai ka qenë njeri komplet i fjalës i besës, i dashur për popullatën”.

“Kemi pas të vrarë e të plagosur në vitet 89 e 90 dhe asnjëherë nuk jemi lodhur, sepse e dinim se po punonim për popullin tonë”, ka shtuar ai, derisa ka folur për punën e përbashkët që kanë bërë me Rexhepin.

“Kur e largua nga puna, i thashë se edhe unë po largohen pasi nuk punoj pa ty. Por ai më bindi që të kthehem në punë sepse më tha i duhemi popullit tonë.”.

Kirurgu Bllata ka thënë më tej se ka qenë familjar i Rexhepit.

“Kam qenë vëlla i tij. Kam shkuar shpesh te ai. Është e pamundur të përshkruhet trimëria e tij, zemërgjerësia e tij dhe afërsia me pacientët”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori