Gjatë muajit janar të këtij viti të gjitha institucionet mikrofinanciare të cilat operojnë në Kosovë kanë krijuar një fitim neto prej 800 mijë eurosh, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato kishin arritur t’i fitojnë vetëm 200 mijë euro
Vetëm për një muaj institucionet mikrofinanciare të cilat operojnë në Kosovë kanë arritur të realizojnë një profit neto prej 800 mijë eurosh, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato kishin arritur t’i fitojnë vetëm 200 mijë euro.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se të hyrat e mikrofinancave gjatë muajit janar të vitit 2017 kanë qenë 2.7 milionë euro, derisa gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak ato kanë qenë 1.9 milion euro.
“Të hyrat nga interesi në muajin janar të vitit 2017 janë 1.9 milion euro, derisa në janar të vitit 2016 kanë qenë 1.5 milion euro. Gjatë muajit janar të vitit 2017 shpenzimet e interesit, shpenzimet e personelit dhe shërbimet administrative kanë qenë 700 mijë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato kanë qenë 1.2 milion euro apo 500 mijë euro më shumë”, thuhet në raportet e BQK-së.
Më tutje në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se gjatë muajit janar të këtij viti norma mesatare e interesit në kredi në institucionet mikrofinanciare ka qenë 21,4 % derisa në janar të vitit 2016 ka qenë 24 %.
Edhe më tutje sikurse në vitin e kaluar 93,5 % e pronësisë në këto institucione është e huaj, shkruan Zëri.
Janari i këtij viti ka qenë i suksesshëm edhe për bankat komerciale të cilat operojnë në Kosovë. Sipas të dhënave të BQK-së shihet se vetëm gjatë muajit janar bankat kanë realizuar një profit neto prej 9.2 milionë eurosh, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ato kishin arritur t’i fitojnë vetëm 5 milionë euro.
Sipas të dhënave të BQK-së shihet se gjatë muajit janar të hyrat e bankave kanë qenë 23.1 milionë euro, derisa në janar të vitit 2016 ato kanë qenë 19.2 milionë euro.
“Të hyrat nga interesi në janar të këtij viti kanë qenë 16.8 milionë euro, derisa në janar të vitit paraprak ato kanë qenë 14.7 milionë euro. Në janar të këtij viti shpenzimet e interesit kanë qenë 1.9 milion euro, derisa shpenzimet administrative 8.8 milionë euro. Ndërkaq në periudhën e njëjtë të vitit paraprak shpenzimet e interesit kanë qenë 1.7 milionë euro, derisa shpenzimet administrative kanë qenë 8.5 milionë euro”, thuhet në raportet e Bankës Qendrore të Kosovës.
Ashtu sikurse edhe vitin e kaluar norma mesatare e interesit në kredi ka qenë 7.7 % derisa norma mesatare e interesit në depozita 1 për qind.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare shihet se 88,7 % e pronësisë së bankave është me kapital të huaj.
Derisa bankat dhe institucionet mikrofinanciare kanë nisur vitin suksesshëm, kompanitë e sigurimeve edhe më tutje po përballen më vështirësi financiare, ku deri në fund të janarit të këtij viti humbjet e tyre kanë arritur në 23.9 milionë euro nga 7.7 milionë euro sa ishin humbjet në janar të vitit që lamë pas. /Zëri/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre