Tanimë kur projekti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” po bëhet gjithnjë e më i realizueshëm, kanë filluar të ngritën edhe zërat e qarqeve ekstreme të cilat e kundërshtojnë këtë projekt. Kundërshtarët të mbuluar nën petkun e mbrojtjes së mjedisit, nuk japin alternativa se si do të mund të kalonte Kosova këtë krizë energjetike me të cilën po ballafaqohet me dekada që nga paslufta.
Ky projekt tanimë ka tërhequr edhe interesin e mediave ndërkombëtare. Në një artikull të botuar kohë më parë në gazetën Washington Times jepen disa argumente pse kundërshtarët e këtij projekti po mundohen ti hedhin hi syve opinionit gjoja me argumentin e mbrojtjes së ambientit.
Më poshtë artikulli i plotë
Katie Tubb
Disa aktivistë skajshëm të gjelbër të mjedisit kanë ndërmarrë një qasje shumë të çuditshme për ta përmirësuar ambientin. Merreni si shembull qasjen dhe sjelljen e tyre në betejën kundër propozimit të ndërtimit të një termocentrali në Kosovë. Kosova ende furnizohet me energjinë që prodhohet nga dy termocentrale të ndërtuara që nga koha kur ky shtet i Evropës Juglindore ishte pjesë e Jugosllavisë komuniste. Në atë kohë, një kompani shtetërore menaxhonte me termocentralet në mënyrë tipike komuniste, ku shteti menaxhonte çdo gjë, që nga restorantet, transporti e deri te spitalet dhe klinikat shëndetësore.
Pas dekadash nën tutelën e pronësisë shtetërore, njëri nga termocentralet e Kosovës, ai më i vjetri (Kosova A), morri një epitet të çuditshëm. Banka Botërore e ka quajtur atë si ndotësi më i madh i ambientit në Evropë. Raporte të ndryshme tregojnë se në Kosovë nga ndotja e ajrit shkaktohen rreth 835 lindje të parakohshme dhe rreth 11.600 vizita emergjente në spitale.
Propozimi për zgjidhjen e këtij problemi është që të mbyllet ky termocentral i vjetër (Kosova A), të riparohet ai pak më i ri (Kosova B), si dhe të ndërtohet një termocentral i ri (Kosova e Re).
Por mbrojtësve të mjedisit nuk iu pëlqen ky plan, sepse, sipas tyre, termocentrali i ri do të punojë me thëngjill.
Por pse me thëngjill?
Fati e ka dashur që Kosova të jetë pronarja e pestë më e madhe në botë me rezervave të linjitit. Sipas Bankës Botërore, zëvendësimi i termocentralit të vjetër me një të ri, dhe riparimi i atij më pak të vjetër, do të ndikonte fuqishëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Më saktësisht, do të reduktonte ndotjen për 90 për qind dhe ta ulte emetimin e ndotësve, si Sox dhe Nox, për rreth 70 për qind.
Por mbrojtësit e mjedisit janë aq të vendosur në kundërshtimin e prodhimit të energjisë nga linjiti, sa që nuk po i vërejnë fare këto përmirësime të mëdha mjedisore që do të mund të bëheshin për qytetarët e Kosovës. Të njëjtin rrëfim e kemi parë edhe në vende si Afrika e Jugut dhe Pakistani.
Në ato vende, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa organizata donatore, ishin bindur që të votonin kundër ndihmës për termocentrale, me pretekstin se gjoja ato kontribuojnë në ndotjen e ambientit.
Një gjë e njëjtë po ndodh edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, ku shumë aktivistë të tillë të mjedisit kanë zënë karrige të pushtetit si burokratë të emëruar që po implementojnë planin aksional të presidentit Obama për mbrojtjen e ambientit.
Por edhe nëse e tërë bota e industrializuar do të ndalte emetimin e gjithë dioksidit të karbonit – pra të mos ketë as termocentrale, as makina, as përdorim të pajisjeve të amvisërisë, e edhe të ndalet puna në fabrika etj. – ulja e mundshme e ngrohjes deri në fund të këtij shekulli do të mbërrinte vetëm 0.278 gradë celsius.
Çelësi drejt një mjedisi të shëndetshëm është prosperiteti ekonomik. Siç shihet edhe në Indeksin e Lirisë Ekonomike të publikuar nga Heritage Foundation dhe gazeta Wall Street Journal, shtetet më të pasura janë shtetet më të pastra për një arsye të thjeshtë – ato shtete kanë mundësi ekonomike për ta bërë një gjë të tillë.
Popujt e ngujuar në varfëri nuk e kanë luksin të merren me specie të rrezikuara apo të qajnë kokën për cilësinë e ajrit. Aq më pak mund të pritet nga këto vende të investojnë në teknologji të avancuar dhe shfrytëzim efikas të pasurive natyrore. Pra me fjalë të tjera nëse qëllimi është të mbrohet ambienti, atëherë duhet të punohet pa rreshtur për të avancuar zhvillimin ekonomik.
Një nga pikat më të rëndësishme për një rritje ekonomike – pavarësisht a bëhet fjalë për Kosovën ose Kanzasin – është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, të cilin Kosova sot nuk e ka, por që do të mund ta kishte me ndihmën e një termocentrali modern.
Dikush që dëshiron ta fillojë një biznes të vogël në Kosovë sot duhet të presë më tepër se dy muaj për t’u kyçur në rrjetin elektrik, ndërsa kompanitë e mesme duhet të presin deri në 4 muaj.
Edhe pasi të jesh kyçur në rrjet, duhet të llogaritësh se mesatarisht 11 ditë në muaj do të ballafaqohesh me ndërprerje të papritura me furnizim me energji elektrike.
Në këto kushte nuk është çudi që papunësia në këtë vend është rreth 30 për qind. Kjo është arsyeja pse Banka Botërore thotë se mungesa e furnizimit me energji elektrike është njëra nga pengesat më të mëdha për rritje ekonomike në Kosovë.
Mbrojtësit radikalë të mjedisit mund të mbajnë në duar shenjat dhe parullat e tyre dhe të mendojnë se po e ndihmojnë ta shpëtojnë botën. Por zhvillimi ekonomik, i nxitur nga furnizim i qëndrueshëm me energji, është shumë më efektiv për të hequr njerëzit nga varfëria, për ta mbrojtur mjedisin ku jetojmë, ujin që pimë dhe ajrin që thithim.
Opinion i botuar në Washington Times
(Autorja është analiste e politikave e specializuar në çështje të energjisë dhe mjedisit në Institutin Roe Për Studime të Politikave Ekonomike në Heritage Foundation)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre