LAJMI I FUNDIT:

Matoshi: Serbia e ka seriozisht, po e destabilizon Kosovën

Matoshi: Serbia e ka seriozisht, po e destabilizon Kosovën

Treni i kthyer mbrapsht të shtunën për në Serbi ka ngjallur shumë reagime nga pala Serbe. Zyrtarët e Beogradit nuk kanë reshtur së kërcënuari Kosovën që nga e shtuna. Madje edhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka kërcënuar Kosovën se do të ndërhyjë edhe me ushtri.

Kërcënime të tilla pati edhe nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërkaq pala kosovare është e bindur se do ta ruaj integritetin e vendit.


Analisti Halil Matoshi në një prononcim për Gazetën Monitor tha se Serbia po kërcënon Kosovën vetëm për ta prishur imazhin e Kosovës.

Ai tutje thotë se përkundër këtyre zhvillimeve të acaruar, Brukseli është duke heshtur ende. Matoshi ndër të tjera thekson se Rusia po tenton që përmes Serbisë t’i destabilizoj edhe disa vende të Evropës.

“ Serbia e ka seriozisht – jo me e sulmu Kosovën me tanke – porse me e vu në pozicion te keq karshi Fuqive të Mëdha. Pra Serbia ka hy në nji Lufte Speciale që me e damtu imazhin e Kosovës dhe me dal viktimë në sytë e publikut ndërkombetar, sidomos tek shtetet që e kanë ndihmue [lirimin e saj dhe e kanë njohur shtetin e ri. Serbia ka nisë një ofensivë diplomatike kundrejt Kosovës dhe për habi Brukseli zyrtar po hesht. Kjo heshtje sikur e sqaron frikën e BE-së përball Rusisë që është rikthyer fuqishëm në skenën evropiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdor si shantazhuese të BE-së”, ka thënë Matoshi.

Treni me simbole provokuese ndaj Kosovës është kthyer prapa duke mos u lejuar të hyjë në Kosovë. Ndaj këtij tentim veprimi të Serbisë ka reaguar edhe Njësia Speciale e Kosovës kështu duke u mobilizuar në veri të Mitrovicës. /Gazeta Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori