LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të mos politizohet Zoti (Video)

Maqedoni, të mos politizohet Zoti (Video)

Përfshirja e fesë në politikë dhe anasjelltas, janë debate që prej kohësh vazhdojnë ta zënë herë pas here pjesën më të madhe të opinionit publik në Maqedoni. Feja dhe politika janë nocione të ndryshme për nga veprimtaria shoqërore. Kur këto të dyja veprojnë në hapësirën e vetë, bëhet më pak e ndërlikuar situata sepse asnjëra nuk keqpërdorë tjetrën. Kriza politike në Maqedoni fatkeqësisht ka involvuar edhe fenë. Në fillim të protestave të ‘Tvrdokornive’ një prift ortodoks bekoi protestat antishqiptare në Shkup. Ai iu drejtua masës me fjalët lutëse që Zoti të ‘shpëtojë’ njerëzit e tij dhe të bekojë trashëgiminë e popullit maqedonas.

‘Shpëtoj Zot njerëzit e tu dhe bekoje trashëgiminë tonë. Besoj popullit tonë ortodoks, mposhte armikun. Dhe ruaje kryqin tënd jetëbërës. Amin”, këto ishin fjalët që iu është drejtuar prift ortodoks masës që po protestonte, e organizuar nga iniciativa “Tvrdokorni”.


Paramendoni nëse institucionet fetare, xhamitë apo kishat kthehen në arena politike elektorale. Telashet do të vinin nga çdo anë, kur dihet se për çfarë angazhohen ato. Por e njëjta duhet të ndodhë edhe në politikë dhe të mos shihen si sinonime, kështu për Telegrafin kanë vlerësuar përfaqësuesit e bashkësive fetare në Maqedoni.

Ljupço Ristovski, studiues i teologjisë dhe shkencave politika si dhe predikues në Kishën evangjeliste metodiste, thotë se politika duhet të qëndrojë sa më larg politikës, por ai thotë se në situata të këtilla feja mund të luajë rolin pozitiv, duke qenë zëri i arsyes.

‘Parimisht, parimi i sekularizmit është që bashkësitë fetare të qëndrojnë sa më larg politikës dhe në çdo punë politike. Domethënë në të gjitha vendet demokratike, kishat dhe bashkësitë fetare nuk duhet të përzihen në politikë dhe çdo anim të cilës do bashkësi fetare në politikë, vetvetiu dëmton vlerat e sekularizmit. Tani parimi i sekularizmit nuk nënkupton se individualisht për fenë e njerëzve duhet të jetë e kufizuar në një shoqëri. Liria e feve është njëra nga të drejtat më të larta njerëzore. Çfarë tjetër mund të them në këtë segment në këto kushte të krizës politike! Është më se e nevojshme të ketë një zë të arsyeshëm. Gjithsesi bashkësitë fetare dhe personat fetarë duhet të jenë ata zëri i arsyes, por në mendimin për qetësimin e tensioneve, qoftë në marrëdhëniet ndërfetare apo ndëretnike. Domethënë ata duhet të ndikojnë pozitivisht dhe të kenë qëndrim pozitiv për qetësimin e situatës dhe do të jenë ata që do të parandalojnë që të mos derdhet asnjë pikë gjaku, sidomos në këto situata politike komplekse. Pasi pika e gjakut nuk ka ngjyrë tjetër përveç asaj ngjyrës së gjakut, prandaj edhe nga ky aspekt mendoj se bashkësitë fetare mund të luajnë rol pozitiv, duke promovuar zërin e arsyes’, thekson Ristovski.

Nga ana tjetër edhe Agron Vojnika nga BFI (Bashkësia Fetare Islame) thotë se nën petkun insitucional askush nuk ka të drejtë të përfshihet në çështjet politike edhe pse protesta është e drejtë demokratike e çdo individi.

‘Askush nga Bashkësia Fesë Islame, nuk guxon të përfshihet në partitë politike institucionalisht. Domethënë, çdo individ ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike, por jo nën ‘pektun’ e institucionit. Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni është apolitike, i përfshin të gjithë besimtarët musliman, pa dallim kombësie apo bindje politike. Ne nuk i komentojmë përfshirjen e prijësve të komuniteteve tjera fetare dhe kjo për hirë të situatës kaotike. Madje, përmes një kolumne, kryetari i BFI-së, e dënoi aktin të njërit nga përfaqësuesit e KOM-it (Kisha Ortodokse Maqedonase), i cili në një protestë të ‘Tvrdokornive’ doli dhe mbajti fjalime politike. Në këso situata njerëzit duhet të jenë të kthjellur dhe mos të bien pre e provokimeve’, thotë përfaqësuesi i BFI-së, Vojnika.

Vojniku shton se, protesta është e drejtë demokratike e çdo individi, por kur protesta i kalon ‘vijat e kuqe’, domethënë kërcënon komunitetet tjera, atëherë ajo është plotësisht e papranueshme dhe është shqetësuese për të gjithë. Prandaj edhe njëherë duhet tu tërhiqet vërejtja të gjithë punonjësve të cilës do bashkësi fetare qofshin.

‘Ne nuk duhet të përfshihemi në çështjet politike, ne personalisht duhet t’i kryejmë punët për të cilën jemi këtu. Nuk duhet të përzihet feja me politikën. Por mendoj se çdo fetar është i lirë dhe mund të kontribuojë në mënyrën e vetë në ndikimet politike që janë duke ndodhur. Por mendoj se kisha nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Me gjasë, këtu ‘politizohet’ Zoti, sepse në atë mënyrë diçka po shprehet, por unë nuk mund të flas në emrin e atyre popave që kanë marrë pjesë në protestat e ‘Tvrdokornive’ sepse çdokush ka të drejtë të veprojë në atë çka mendon. Por mesazhi i kishës është i qartë dhe politika nuk mund t’i kryejë punë tona dhe nuk vlerësoj se jemi të obliguar që ne t’i bëjmë punët e politikës, mendoj se kjo nuk është pjesë e fesë. Veprimet personale të priftërinjve nuk i komentojmë’, kështu është prononcuar për Telegrafin, Mirçe Andreev, përfaqësues kryesor i Kishës Evangjeliste në Maqedoni.

Ramadan Ramadani, studiues i çështjeve religjioze, involvimin e bashkësive fetare në çështjet politike, veçanërisht në një shtet multi-etnik siç është Maqedonia e vlerëson të panevojshëm dhe sipas Ramadanit shtrohet çështja çfarë nëse hoxhollarët do të ishin pjesë e ndonjë proteste politike.

‘Në Maqedoni ndodhin eskursione sporadike të bashkësive fetare në politikë dhe ato në parim cenojnë parimin e sekularitetit. E keqja në këto është se ato nuk evidentohen dhe trajtohen si serioze, sidomos pasi parimi i sekularitetit në shoqëritë dhe shtetet shumëkonfesionale sekulariteti kryen edhe funksionin e neutralitetit. Përveç kësaj këtu ka një dukuri e aplikimit të sekularitetit asimetrik dhe ajo që i lejohet Kishës Ortodokse Maqedonase quhet skandaloze nëse do e kishin bërë bashkësitë tjera fetare. Kështu është edhe rasti aktual me paradimin e klerikëve ortodoks me cilësi dhe tesha zyrtare të kishës ortodokse në protestat albanofobe dhe separatiste. Duhet menduar se si do ishte reagimi nëse hoxhallarë të BFI-së do kishte në ndonjë lloj të protestave politike në vend’, potencon Ramadani.

Historikisht është dëshmuar se involvimi i politikës në fe apo feja si dimension shoqëror pjesëmarrëse në politikë nuk ka treguar ndonjë ndryshim për të mirë, sepse ato dallojnë edhe në aktet e tyre por edhe në rrafshin teorik, prandaj nuk kanë të përbashkët asgjë sa i përket mjeteve për veprim por as edhe në aspektin përmbajtësor. /Telegrafi/

Agatangel: Nëse e humbim shtetin do ta humbim edhe kishën e shenjtë (Video)
Lexo po ashtu Agatangel: Nëse e humbim shtetin do ta humbim edhe kishën e shenjtë (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori