LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Çavkov i ka shërbyer Gruevskit gjatë dhunës në Parlament dhe për këtë do të përgjigjet

LSDM-ja përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj qëndrimeve të Mitko Çavkov, i cili deklaroi se gjatë eskalimit të situatës në Kuvendin e Maqedonisë ka tentuar që të mbledhë policët dhe t’i dërgojë të intervenojnë. Nga LSDM thonë se: Çavkov gjatë dhunës ka qenë i kapshëm vetëm për Nikolla Gruevskin dhe për askënd tjetër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çavkov: Dy orë kam mbledhur policë që të intervenojnë në Kuvend (Video)
Lexo po ashtu Çavkov: Dy orë kam mbledhur policë që të intervenojnë në Kuvend (Video)

“Këtë e ka pranuar edhe vetë personalisht Gruevski. Kjo është edhe një dëshmi se Çavkov, së bashku me Gruevskin, Ivanovin, Veljanoskin është mes organizatorëve që të kryehet vrasje e deputetëve në Kuvend dhe të sulmohen gazetarët. Kjo është vepër e rëndë penale dhe kërcënim terrorist i rendit kushtetues dhe sigurisë. Çavkovi dhe të gjithë të përfshirët tjerë në dhunën në Parlament, do të përgjigjen”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/