LAJMI I FUNDIT:

Lot dhe buzëqeshje: Pas 12 viteve martesë, çifti i shurdhër dëgjojnë për herë të parë zërin e njëri-tjetrit (Video)

Lot dhe buzëqeshje: Pas 12 viteve martesë, çifti i shurdhër dëgjojnë për herë të parë zërin e njëri-tjetrit (Video)

Ky është momenti prekës kur burri dhe gruaja të cilët kanë lindur të shurdhër, për herë të parë arrijnë të dëgjojnë zërin e njëri-tjetrit, dhe e gjithë kjo ngjarje emocionuese është filmuar nga kamerat.

Neil dhe Helen Robinson i kanë mbi 12 vite martesë, por deri më sot kanë komunikuar me njëri-tjetrin me gjuhën e shenjave, transmeton Telegrafi.


Në Universitetin e Southampton-it, çiftit i janë prodhuar pajisje të veçanta. Ata i janë nënshtruar një operacioni në të cilën u janë implantuar elektroda të vogla, dhe tani për herë të parën në jetën e tyre mund ta dëgjojnë njëri-tjetrin.

Momenti kur u aktivizohen në kokë impiantet është filmuar nga kamerat, kurse Neil është tallur duke thënë se po i pëlqen zëri i gruas dhe se po mësohet me zërin e saj.

Dyshja nuk kanë mundur të ndalin lotët por edhe buzëqeshjen nga gëzimi, që sipas tyre ishte një emocion i përzier.

Çifti bashkëshortor nga Salsberry e kishin të njëjtin fat, pasi nënat e tyre gjatë shtatzënisë ishin prekur nga një sëmundje e rrallë që ka ndikuar drejtpërdrejt në veshët e tyre.

Helen 54-vjeçe, thotë se i janë dashur dy vite që ta bind Neilin që t’i nënshtrohen këtij operacioni për implantimin e elektrodave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori