LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Këto shprehi të mëngjesit po ndikojnë të shtoni peshë

Kujdes! Këto shprehi të mëngjesit po ndikojnë të shtoni peshë

Nuk keni ngrënë ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira qe një kohë të gjatë, jeni duke ushtruar rregullisht dhe po bëni maksimumin për të humbur peshë… por ato kile të tepërta vetëm sa po shtohen.

Në fakt, shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se shprehitë e mëngjesit mund t’i parandalojnë ata të arrijnë trupin e ëndrrave të tyre, transmeton Telegrafi.


Prandaj, Telegrafi ju sjell një listë të shprehive nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse dëshironi t’i hiqni kilet e tepërta.

Flini shumë

Me shumë pak gjumë, trupi është më i prirë të prodhojë hormonin e stresit, kortizolin, i cili jua rritë apetitin. Sidoqoftë, as gjumi i tepërt nuk është i mirë.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga revista “PLOS One”, të fjeturit më shumë se 10 orë brenda nate mund të shpie drejt shtimit të kilogramëve. Prandaj, nuk është ndonjë çudi që doktorët rekomandojnë të flini 7 deri 9 orë në ditë.

Bëheni gati në errësirë

Hapni perdet posa të zgjoheni! Një studim, i kryer nga revista e lartcekur, ka zbuluar se rrezet e diellit të mëngjesit e përmirësojnë funksionin e metabolizmit dhe e ndihmojnë trupin të zgjohet.

Keni harruar të shihni sa peshoni

Hulumtuesit nga Universiteti Cornell kanë dëshmuar se matja e përditshme e peshës është teknikë e suksesshme që e inkurajon humbjen e peshës. Koha më e mirë për ta matur peshën është në mëngjes, para se të keni ngrënë apo pirë diçka.

Hani shumë pak në mëngjes

Hulumtuesit e Universitetit Tel Aviv insistojnë që ta trajtoni veten me një racion të shijshëm në mëngjes. Në fakt, një mëngjes i balancuar që përmban 600 kalori proteinë, karbohidrate dhe pak desert do t’jua bëjnë më të lehtë ndjekjen e dietës gjatë ditës në vijim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori