LAJMI I FUNDIT:

Kuçi thotë se do të diskutojnë me LDK-në për hapat e mëtejmë, por nuk flet për mocionin

Kuçi thotë se do të diskutojnë me LDK-në për hapat e mëtejmë, por nuk flet për mocionin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi në një deklaratë për media pas mbledhjes së PDK-së, tha se vendimet që do t’i marrë kjo parti do të jenë në koordinim të plotë me partnerin e koalicionit.

Ai nuk foli për mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë, duke thënë se votat e deputetëve janë të pavarura.


“Ka kohë që jemi duke diskutuar me LDK në dhe të tjerët në mënyrë që si ta bëjmë jetën më dinamike në vendin tonë, si të jetë një vendimmarrje më e madhe dhe më e pritshme për qytetarët, ngase ka munguar një vendimmarrje e plotë dhe e shpejt dhe po ashtu edhe opozita nuk ka qenë konstruktive në vendimet e saja. Në ditët në vijim PDK do të jetë e përgjegjshme për arsyet politike dhe juridike të veprimeve që do t’i merr dhe me kohë do t’i njoftojë të gjithë, edhe opinionin publik edhe partnerët e koalicionit. Ne presim që të bisedojmë me partnerët e koalicionit, të shohim gjendjen reale, pa injoruar faktet në të cilat gjendemi dhe pastaj të marrim vendimin më të mirë, duke mos përjashtuar asnjë opsion që do ta forcojë legjitimitetin demokratik dhe interesin e qytetarëve të saj”, tha ai, duke shtuar se takimet me zyrtarët e LDK-së do të jenë intensive.

“PDK vendimet do t’i ketë të qarta”, tha ai, duke shtuar se po ashtu kjo partie në ditët në vijim do të jetë e vëmendshme.

Duke folur për pozitën e Veselit si kryeministër, ai tha se çdokush që është kryetar partie përgatitet që të jetë kryeministër.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori