LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Deri në ora 13.00 kanë votuar 25.69 për qind e qytetarëve

KQZ: Deri në ora 13.00 kanë votuar 25.69 për qind e qytetarëve

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj në konferencën e sotme për media në Tiranë ka bërë të ditur se deri në ora 13.00 përqindja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është 25.69 për qind.

Gjatë kumtimit të përqindjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, Hoxhaj ka bërë të ditur se nga 12 qarqe, vetëm ai i Kukësit nuk ka dërguar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve deri në ora 13.00, andaj i ka bërë thirrje komisionarëve të këtij qarku që sa më shpejt ta bëjnë një gjë të tillë.


“Nga 5362 qendra të votimit kanë raportuar vetëm 26 për qind e të gjithë qendrave të votimit, thënë ndryshe 1414 qendra votimit kanë përcjellë të dhënat. Sipas tyre rezulton se në Qarkun e Beratit pjesëmarrja është 27.42 për qind, Diber 29.5 për qind, Durrës 23.0 për qind, Elbasan 23.12 për qind, Fier 21.79 për qind, Gjirokastër 27.23 për qind, Korçë 28.49, Lezhë 31.92 për qind, Shkodrës 31.07 për qind, Tiranë 29.76 për qind, ndërsa në Qarkun e Vlorës pjesëmarrja ka qenë 22.17 për qind. D.m.th. nga 12 qarqe, Qarku i Kukësit nuk ka bërë raportime”, ka thënë Hoxhaj.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë komisionarëve të qendrave të votimit patjetër që të hedhin dhe të komunikojnë me qendrën e të dhënave të komisionit zgjedhor dhe të përcjellin të dhënat në sistem, pasi këtë nuk po e bëjnë në mënyrë të rregullt.

Hoxhaj u ka bërë me dije qytetarëve që të komunikojnë me KQZ-në, për të raportuar për parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor. Ajo po ashtu ka bërë thirrje për raportime të drejta nga procesi zgjedhor, në mënyrë që të mos shkaktohet kaos tek publiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori